Hoxhaj: Pirro Vengu dhe lidhjet e tij me kompani të favorizuara, një model i politikës së krimit në Durrës

20:13, 19/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, drejtuesi i “Plug”, Julian Hoxhaj, foli mbi denoncimet e fundit ku u shpreh se investigimi i emisionit ka hedhur dritë mbi lidhje të thella mes Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe eksponentëve të krimit të organizuar.

Ai theksoi se gjatë kohës që Vengu drejtonte Portin e Durrësit, janë lejuar abuzime dhe shmangie të detyrimeve doganore nga kompani të lidhura me ish-zyrtarë të Partisë Socialiste, duke shkaktuar dëm milionash për shtetin.

Hoxhaj shtoi se karriera e shpejtë e Vengut dhe promovimi në poste të larta duket të jetë pjesë e një strategjie për të firmosur interesa politike të caktuara, ndërsa hetimet intensive ndaj tij nga SPAK priten të hedhin më shumë dritë mbi këto skema abuzive.

Sipas drejtuesit të “Plug”, video dhe dokumentet e publikuara tregojnë qartë se si individë me rekorde kriminale janë favorizuar hapur nga zyrtarë të lartë, duke nxjerrë në pah një model shqetësues të shkëmbimit të mbështetjes politike me përfitime financiare

Pjesë nga deklarata:

Shiko, kjo është një punë që ka nisur, të them të drejtën, qysh në sezonin e kaluar, para zgjedhjeve, ku ne denoncuam gjithashtu lidhje dhe implikime të krimit me politikën, kryetarë bashkish dhe kandidatë për deputetë. Aken Balla, një prej tyre për shembull, apo kandidatë të tjerë, të cilët në një farë mënyre kanë në sfond mbështetjen pikërisht të njerëzve që kanë rekorde kriminale. Ata janë shfaqur herë në publik dhe herë kanë qenë në, po themi, prapaskenë, por sigurisht njerëzit e dinë; nëpër rrethe e dinë shumë mirë se kush i mbështet, kush i sponsorizon dhe si kanë shkuar në karriget e kuvendit apo të kryetarit të bashkisë.

Rasti i denoncuar mbrëmë nga emisioni Plug tregon gjithashtu fakte se çfarë ndodh realisht në Durrës. Se si, në nivelet më të larta, po themi deri tek ministri aktual i Mbrojtjes, Pirro Vengu, por edhe kryetari i bashkisë së Shijakut, kanë pasur mbështetje apo, në një farë mënyre, kanë përdorur pikërisht lidhjet me eksponentë të kësaj natyre për të grumbulluar vota.

Rasti është, pra, një nga dy rastet e ndryshme të denoncuara mbrëmë në Plug. Pra, rasti i parë është ai i Pirro Vengut, i cili tregon se gjatë kohës që ka qenë drejtues i portit të Durrësit ka mbyllur një sy e një vesh dhe ka lejuar që kompani të lidhura, qoftë me eksponentë apo qoftë me ish-zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, ish-deputetë të Partisë Socialiste, nuk kanë shlyer detyrimet doganore apo detyrimet ndaj portit të Durrësit, të cilat arrijnë vlera të mëdha.

Ai është elementi që ka fundosur kryetarin e Bashkisë së Shijakut dhe, domethënë, është promovuar nga kryetari i bashkisë në këtë rast. Tani ndalemi tek ministri, sepse vazhdimisht ju e theksoni se jeni marrë me ministrin Piro Vengu, keni publikuar detaje të ndryshme, prova të ndryshme të implikimit të tij. Ne dimë që ka një status të caktuar, të paktën nga informacionet dhe dosje të caktuara të cilat janë në SPAK dhe lidhen me këtë ministër. Kështu që na jepni pak më shumë detaje mbi këtë element të fundit, po sqarojmë pak edhe statusin ligjor të ministrit.

Pse? Sepse sot është pyetur në parlament, jo është pyetur, por është akuzuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, zoti Vengu, dhe më duket se ishte i indinjuar, i ka quajtur të gjitha të pavërteta e kështu me radhë. Shiko, në dijeninë time, kjo, nga burime që kanë marrëdhënie me Prokurorinë e Posaçme, po themi jozyrtare, pra burime jozyrtare nga brenda SPAK, por nga burime që kanë kontakte me prokurorinë dhe me prokurorë dhe drejtues të SPAK, është e konfirmuar që tashmë ka hetime intensive që po zhvillohen nga struktura e posaçme për disa dosje ku përfshihet ministri aktual i Mbrojtjes, pra Piro Vengu.

Është porti i Durrësit, janë dosje që lidhen me pronat e ushtrisë, janë dosje që lidhen me çështje të ndryshme ku Pirro Vengu ka pasur rol drejtues. Dhe më kryesore mbetet pikërisht porti i Durrësit, qoftë porti i ri i Durrësit, i cili është ende në fazën e ndërtimit. Janë shtyrë përsëri afatet; kemi aty një skandal më vete, të denoncuar edhe nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për përfshirjen apo, në fakt, kompania që përflitet se do të jetë fituese ka lidhje me interesa ruse. Aktualisht, Pirro Vengu ka përshtypjen që është një nga personat, ndoshta nuk është regjistruar procedim penal në emër të tij, por për shkak të funksioneve të tij është duke u hetuar praktikisht.

Ajo që kemi denoncuar, ajo që është denoncuar dje në lidhje me Pirro Vengun, siç e thashë, është vijimësi e emisionit të kaluar, ku Pirro Vengu jo vetëm ka bërë tendera abuziv, të dokumentuar nga një institucion si Kontrolli i Lartë i Shtetit, por njëkohësisht ka lejuar që kompani të lidhura me eksponentë të grupeve kriminale në Durrës apo, siç e thashë, zyrtarë të Partisë Socialiste, ish-zyrtarë dhe ish-deputeti Gentian Beko, të kenë përfituar ose të kryejnë veprimtari duke mos paguar detyrime që arrijnë vlera deri në 3.8 milionë euro. Dhe kjo është bërë sigurisht me dijeni dhe me dashje të Pirro Vengut gjatë kohës që ai ka drejtuar portin e Durrësit.

Kjo situatë të bën të mendosh se një njeri i tillë, që ka ngjitur shkallët e karrierës në mënyrën më të habitshme të mundshme, qoftë gjatë kohës që u bë shef kabineti në Ministrinë e Jashtme, por më pas promovimi i pazakontë dhe i pashembullt nga Belinda Balluku, tregon që Pirro Vengu ka qenë dhe është në detyra që ka për t'u përdorur për të plotësuar apo për të firmosur interesat e kryeministrit Edi Rama apo të Belinda Ballukut, e cila e ka cilësuar si një nga miqtë e saj më të afërt.

Nga ana tjetër, është video e famshme e publikuar nga Elton Arbana. Është një video që dëshmon, është shembulltyra, pra edhe sikur i gjithë investigimi që kemi publikuar ne mos të ishte, vetëm ajo video dëshmon, po them, paturpësisht, se si sot të zgjedhurit publikë kanë guximin dhe kurajon të promovojnë kaq hapur njerëz të cilët janë të skeduar ose kanë konflikte me ligjin, konkretisht konflikte të rënda, siç është rasti i zotit Julian Balla, që është sot në kërkim nga SPAK për lidhje me grupet kriminale. Ky është shembulltyra.

Pikërisht këta eksponentë janë gjithashtu të përfshirë në këtë histori, pra të vendosjes së emërimit të kandidatëve për kryetarë, të futjes në lista për kandidatët për deputetë apo edhe për kryetarë bashkie. Nuk është çudi që nesër të na dalin edhe të dhëna të tjera, ku vetë zoti Arbana mund të jetë një prej tyre, duke pasur parasysh çfarë ka ndodhur dhe çfarë ndodh sot në bashkinë e Shijakut.

Pjesa tjetër, pra përveç videos, është dëshmia e asaj që është denoncuar nga opozita, nga media, nga opinioni publik që i njeh dhe i di; është edhe një tregues se sa alarmante është sot situata në Shqipëri kur vjen puna tek historitë e proceseve zgjedhore, sidomos gjatë, po themi, 10 viteve të fundit. Këta eksponentë nuk e kanë ofruar kurrë mbështetjen e tyre pa marrë diçka në këmbim.

Pra, minimalisht, do të doja që Prokuroria e Posaçme, për fat të keq, ka edhe një element tjetër. Nëse e keni vënë re dhe nuk e kemi diskutuar shpesh, kur bëhen raportet e Prokurorisë së Posaçme ka një numër mjaft të ulët të procedimeve penale të nisura kryesisht nga vetë prokuroria. Pra, kjo i përgjigjet pyetjes që ju bëtë pak më parë: çfarë prisnit? Prisnim që minimalisht të paktën të niste disa hetime kryesisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco