Ftesa e Kryeministrit Edi Rama në takimin e "Bordit të Paqes", një nismë e Presidentit amerikan Donald Trump nuk është personale por institucionale, thotë juristi Marash Logu në studion e ‘Task Force’ në Syri Tv.
Ai argumenton se gjatë fjalimit Rama u shfaq në pozitë të vështirë dhe nuk mund të prekte temat kyçe të fokusit amerikan në Shqipëri: luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Për një vend që përgjithësisht ka pasur historikisht marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që ftohet Shqipëria për të qenë pjesë e një iniciative të Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ne nuk jemi në bordin e vogël të të privilegjuarve, por është ftuar një numër shumë i madh shtetesh.
Sot në takimin inaugurues ishin 50 shtete, përfshirë dhe shtete që, thënë të vërtetën nuk ishin për rekorde demokratike. Shtetin e së drejtës, nivelin e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut e kështu me radhë, madje shtete që kanë shumë probleme në këtë drejtim. Pra nuk janë përzgjedhur shtete të cilat shkëlqejnë, po themi, për nivelet e tyre të standarteve, demokracisë, të drejtave të njeriut.
Fokusi aktualisht i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, karteleve të drogës. Edhe për këtë temë s'mund të fliste ai që është në krye të të akuzuarve për pikërisht për këto dy problemet e mëdha që ka aktualisht Shqipëria dhe zgjodhi temën e cila sigurisht është e ndjeshme.
Kjo nuk i zhbën problemet e mëdha në fakt që ka aktualisht Shqipëria, sa i përket nivelit të korrupsionit, qoftë sa i përket krimit të organizuar, karteleve të drogës, që janë shqetësime parësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
© SYRI.net