Mblidhet Bordi i Paqes: Europa e bojkoton. Pjesëmarrës vende nga L.Mesme, Azia, po ashtu dhe Shqipëria e Kosova

Mblidhet Bordi i Paqes: Europa e bojkoton. Pjesëmarrës vende nga L.Mesme, Azia, po ashtu dhe Shqipëria e Kosova

15:38, 19/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ceremonia për konstituimin e pjesshëm të të ashtuquajturit “Bordi i Paqes” ka nisur këtë të enjte në Washington, e thirrur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Në këtë takim marrin pjesë udhëheqës nga Lindja e Mesme, Azia, Ballkani etj, Kujtojmë se BE-ja e ka bojkotuar takimin e parë të Bordit të Paqes.

Edhe Papa Leo XIV ka refuzuar ftesën e Donald Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”.

Në këtë takim, që pritet të marrë formën e një konstituimi të pjesshëm të bordit, po marrin pjesë disa liderë ndërkombëtarë, mes tyre:

Hamad bin Isa Al Khalifa – Mbret i Bahreinit

Kassym-Jomart Tokayev – President i Kazakistanit

Shavkat Mirziyoyev – President i Uzbekistanit

Përfaqësues nga Indonezia

Nicușor Dan – President i Rumanisë

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

Mostafa Madbouly – Kryeministër i Egjiptit

Mohammed Al-Thani – Kryeministër i Katarit

Përfaqësues nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Arabia Saudite

Në nisje të ceremonisë, liderët realizuan një foto familjare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco