Skenari i protestës së nesërme/ Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

12:30, 19/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Kuvendi i Shqipërisë, lideri i opozitës Sali Berisha foli për protestën e paralajmëruar, duke e cilësuar atë si një “kryengritje paqësore”.

I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë i pranishëm në shesh gjatë protestës së nesërme, Berisha u përgjigj:
“Tani i gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore.”

Në lidhje me deklaratën e eurodeputetit David McAllister, i cili është shprehur se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci, Berisha tha se qëndrimet e tyre përputhen.

“Në linjë të plotë me Sali Berishën. A ke parë njeri që të ftojë si unë në mënyrë të përsëritur që është kryengritje paqësore?”, deklaroi ai.

I pyetur mbi rastet kur në protesta janë shënuar edhe incidente me mjete ndezëse si molotovë, Berisha u shpreh se veprime të tilla mund të kryhen nga individë të dëshpëruar, por theksoi se thirrja e opozitës mbetet për protestë paqësore.

“Po edhe mund të hyjnë njerëz të dëshpëruar që kryejnë veprime të këtilla dhe të atilla, por thirrja jonë është për protestë paqësore,” u shpreh lideri i opozitës.

FJALA E BERISHËS:

Pyetje: Z.Berisha, a do qëndroni nesër në shesh?

Sali Berisha: Tani i gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore.

Pyetje: Z.Berisha, McAllister tha se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci?

Sali Berisha: Në linjë të plotë me Sali Berishën. A ke parë njeri që të ftojë si unë në mënyrë të përsëritur që është kryengritje paqësore?

Pyetje: Por kemi parë se në protesta ka pasur edhe molotovë?

Sali Berisha: Po edhe mund të hyjnë njerëz të dëshpëruar që kryejnë veprime të këtilla dhe të atilla, por thirrja jonë është për protestë paqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco