Deputeti i PD, Bardh Spahia akuzon qeverinë për korrupsion të thellë dhe rënie drastike në renditjen e Transparency International, duke e lënë Shqipërinë pranë vendeve me diktatura dhe krim.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahia shkruan se renditja nuk është thjesht një numër, por certifikim i dështimit të një qeverie që nuk punon për qytetarët, por për veten, oligarkët dhe klanet e drogës.
Spahia ftoi qytetarët të reagojnë në protestën e 20 shkurtit kundër qeverisë dhe narko-shtetit.
‘Kur qeveria kthehet në një strukturë që vjedh të ardhmen e fëmijëve tanë, që dëbon rininë dhe pasuron një grusht njerëzish, REAGIMI është detyrë qytetare!’, shkruan ligjvënësi demokrat në thirrjen drejtuar shqiptarëve.
Reagimi i plotë:
Si e ktheu Rama Shqipërinë në parajsë hajdutësh.
Raporti i fundit i Transparency International e konfirmon me shifra atë që çdo shqiptar e ndjen çdo ditë në xhepin e tij.
Shqipëria po zhytet në humnerën e korrupsionit!
Rënie me 11 vende brenda një viti! Nga vendi i 80-të në të 91-tin, Shqipëria e Edi Ramës sot renditet krah vendeve që lëngojnë nga diktaturat dhe sundimi i krimit. Ky nuk është thjesht një numër, ky është certifikimi i një DËSHTIMI TOTAL të një qeverie që nuk punon për qytetarët, por për veten, oligarkët dhe klanet e drogës.
Prokurimet publike janë kthyer në vjedhje të hapur të taksave të qytetarëve që stërmundohen të arrijnë fundin e muajit.
Paratë e pista të krimit kanë kalbur çdo qelizë të administratës së narko shtetit.
Ndërsa bota na tregon me gisht si qendrën e korrupsionit në Ballkan, "lideri global", a.k.a jokeri i samiteve, vazhdon propagandën me ekrane shumëngjyrëshe për të fshehur realitetin e zi që shqiptarët e njohin mirë.
Kur qeveria kthehet në një strukturë që vjedh të ardhmen e fëmijëve tanë, që dëbon rininë dhe pasuron një grusht njerëzish, REAGIMI është detyrë qytetare!
Mos lejoni që emri i Shqipërisë të njolloset nga një regjim që njeh vetëm vjedhjen dhe mashtrimin. Ky vend nuk i përket Edi Ramës dhe klanit të tij, i përket njerëzve të ndershëm që punojnë me djersë!
Mjaft me propagandë! Mjaft me vjedhje! Mjaft me narko shtetin!
Është koha të mbushim sheshet. Nesër do të jetë vonë për Shqipërinë tonë.
#20shkurt
#protesto
© SYRI.net