Komiteti i Politikës së Jashtme të PE vijon axhendën në Shqipëri ku pas takimeve me eksponentë të politikës, ka vijuar vizitën në selinë blu.
Nga pamjet e siguruara nga SYRI, dallohet eurodeputeti gjerman Michael Gahler i cili ka zbritur nga makina përpra selisë së PD, për tu takuar me kreun e opozitës, Sali Berisha.
LEXO DHE: Eurodeputeti gjerman debat me Ballën: Pse Shqipëria merr pjesë në Bordin e Paqes, BE nuk e ka bërë?
Gahler është pjesë e delegacionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian që ndodhet në Shqipëri, ku mbajtën disa takime me zyrtarë të të dyja palëve politike.
© SYRI.net