Partia Demokratike dega Gjirokastër ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të këtij qarku që të ngrihen dhe të bashkohen si asnjëherë më parë në protestën që do të zhvillohet nga opozita më 20 shkurt në Tiranë, ora 17:00.
Zëdhënësi PD Gjirokastër dhe kandidati për kryetar i Partisë Demokratike ne këtë degë Armando Rabi tha gjatë një deklaratë se, “kjo nuk është thjesht një protestë”. “Kjo është revoltë”. “Revoltë kundër një regjimi me në krye Edi Ramën, që e ka shndërruar Shqipërinë në narko-shtet, ka zhytur qytetarët në varfëri ekstreme dhe ka detyruar mijëra familje të braktisin vendin”, tha ai.
Deklarata:
Ditën e premte, më 20 shkurt, Partia Demokratike ka thirrur një protestë kombëtare kundër kësaj qeverie dhe kundër këtij narko-shteti që mban emrin e kryeministrit Edi Rama.
Më 20 shkurt, shqiptarët nuk do të numërojnë ditët e këtij autokrati, por do të dalin për ta përballur dhe për ta rrëzuar me vendosmëri të hekurt dhe me forcën e bashkimit qytetar.
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të qarkut të Gjirokastrës që të ngrihen dhe të bashkohen si asnjëherë më parë në këtë protestë vendimtare, që do të zhvillohet më 20 shkurt në Tiranë, ora 17:00.
Kjo nuk është thjesht një protestë.
Kjo është revoltë.
Revoltë kundër një regjimi me në krye Edi Ramën, që e ka shndërruar Shqipërinë në narko-shtet, ka zhytur qytetarët në varfëri ekstreme dhe ka detyruar mijëra familje të braktisin vendin.
Sot, qarku i Gjirokastrës është ndër më të shpopulluarit në Shqipëri:
shtëpi të mbyllura, fshatra të braktisura, të rinj që largohen pa kthim.
Kjo është pasoja e drejtpërdrejtë e një regjimi keqqeverisës, të korruptuar dhe grabitës të pasurive publike.
Thirrja jonë është e qartë:
Qytetarët e qarkut Gjirokastër duhet të mobilizohen në këtë datë vendimtare për t’u përballur me këtë regjim diktatorial, me hajdutët e shqiptarëve, dhe për t’i thënë “mjaft” kësaj kleptokracie që ka shkatërruar jetët dhe shpresën e shqiptarëve.
Është koha të ngrihemi, ashtu siç u ngritën prindërit tanë në vitet ’90.
Diktaturat nuk bien kurrë vetë.
Ato rrëzohen vetëm me guxim, unitet dhe revoltë qytetare.
Më 20 shkurt, të gjithë së bashku në Tiranë, për ta shporrur këtë diktaturë dhe këtë narko-shtet, deri në rrëzimin e tij pa kthim mbrapa.
© SYRI.net