'T’ju servirësh pjatën e tyre’- Spahia simulon për PS trajtimin që opozita merr në Parlament

'T’ju servirësh pjatën e tyre’- Spahia simulon për PS trajtimin që opozita merr në Parlament

21:47, 17/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ajo që po provon opozita në këtë legjislaturë parlamentare prej ditës së parë të saj e deri më sot, nuk është asgjë tjetër veçse një shkelje flagrante e një të drejte themelore për çdo demokraci.

E drejta e fjalës për një ligjvënës, në sallën e Kuvendit. Një e drejtë e mohuar dhunshëm dhe në shkelje të ligjit dhe rregullores së Parlamentit nga kryetari Niko Peleshi. 

Sot zgjodhi këtë formë drejtimi vetëm për pak minuta të Komisonit të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, kryetari Bardh Spahia, për t’ju dëshmuar kolegëve të tij të PS-së, se si gjendet opozita përballë këtij lloj arbitrariteti në çdo seancë plenare. Spahia në rrjetin e tij social ka ndarë këtë moment të sotëm në komision duke shoqëruar me shprehjen: Nganjëherë duhet t'u servirësh pjatën e tyre, me shpresën e vakët që të kuptojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco