Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te ndryshimet ligjore penale, të ndërmara nga kryeministri Edi Rama, për të mbrojtur kabinetin e tij dhe veten nga organet e drejtësisë, si në rastin kur SPAK kërkoi pezullimin e zëvendëses së tij Belinda Balluku, si e përfshirë në afera korruptive financiare në tunelin e Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe në Tiranë.
‘Përpjekja për të barazuar personat e emërtesës me të zgjedhurit është një shkelmim tjetër flagrant i Kushtetutës’, u shpreh Berisha gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu.
Berisha: Shikoni pra ku shkon Edi Rama.
Jemi në kushtet e mirëfillta të një puci antikushtetues.
Tjetër, në qoftë se Kushtetuta për disa funksione parashikon barazi në mbrojtje, nuk mund të parashikojë kurrë, nuk mund të barazojë kurrë të zgjedhurin direkt nga sovrani me të emëruarin nga parlamenti apo Këshilli i Ministrave.
Në asnjë rrethanë.
Ai që është zgjedhur nga sovrani, ai nuk pezullohet dot. Ai ndiqet penalisht. Atij i hiqet imuniteti, arrestohet dhe burgoset, por jo pezullim.
Përpjekja për të barazuar personat e emërtesës me të zgjedhurit është një shkelmim tjetër flagrant i Kushtetutës.
Është një tejkalim flagrant i Kushtetutës.
Sepse edhe fakti se imuniteti nuk ka të bëjë me pezullimin. Po, ministrat kanë imunitet, dhe i zgjedhur dhe i pazgjedhur, duhet të merret autorizimi në parlament.
Por pezullimi nuk ka lidhje me imunitetin, ka thjesht lidhje me ushtrimin e funksionit për të cilin është emëruar.
E kuptoni ju se në çfarë është Shqipëria të një grushti shteti, tepër të rrezikshëm?
© SYRI.net