Kopshti privat i familjes së tij/ Rama mbron Karçanajn: Nuk e di çfarë ka bërë, por do dalë e pastër

Kopshti privat i familjes së tij/ Rama mbron Karçanajn: Nuk e di çfarë ka bërë, por do dalë e pastër

12:19, 17/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama prezantoi sot drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa.

Ky i fundit zëvendëson Mirlinda Karçanaj, e cila po hetohet nga SPAK.

Ndërkohë, AKSHI është cilësuar si kopshti i familjes së Edi Ramës, pasi i ka pasuruar ata, duke e nisur me baxhanakun e Ramës, i cili edhe sipas medieve pro-Ramës, ka marrë miliona nga AKSHI.

Ndërkohë Rama sërish e mori në mbrojtje Karçanajn, për të cilën tha se do të dalë e pastër.

E megjithatë, Rama deklaroi ndër të tjera se nuk e di mirë se çfarë mund të ketë ndodhur në AKSHI.

“NĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« desha tĂ« bĂ«ja njĂ« falĂ«nderim shumĂ« tĂ« madh pĂ«r Linda Karçanajn, e cila ka punuar pĂ«r dy dekada e mĂ« shumĂ«, qysh kur kemi qenĂ« nĂ« BashkinĂ« e TiranĂ«s, tĂ« cilĂ«n e njoh si njĂ« prej njerĂ«zve mĂ« tĂ« pĂ«rkushtuar ndaj funksionit dhe shĂ«rbimit publik nĂ« kĂ«tĂ« vend. TĂ« cilĂ«n ju e njihni vetĂ« personalisht dhe besoj ndani me mua qĂ« Linda ka qenĂ« gjithnjĂ« e para qĂ« vinte nĂ« punĂ« dhe e fundit qĂ« largohej nga puna. Jam pikĂ«lluar nga gjithçka qĂ« ajo po kalon. NĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« nga agresioni barabar i portaleve, dhunĂ«s verbale qĂ« e asociojnĂ« me gjĂ«ra tĂ« cilat nuk kanĂ« asnjĂ« lidhje me tĂ«.

Natyrisht si gjithmonë unë nuk hyj në meritën e çështjes në fjalë, nuk kam dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e këtyre kompanive të përfshira në hetim. Por unë kam dijeni për faktin që Linda është nënë e vetme me dy fëmijë. Ka një karrierë nga më të shkëlqyerat në shërbimin publik.

I them kĂ«to nĂ« respekt tĂ« njĂ« personi qĂ« sot ndodhet nĂ« njĂ« kalvar, ku unĂ« besoj me gjithĂ« zemĂ«r do dalĂ« i pastĂ«r, por nuk mĂ« takon mua ta them kĂ«tĂ«, i takon drejtĂ«sisĂ«. Por kjo nuk do tĂ« thotĂ« t’i hidhen poshtĂ« vlerat qĂ« ka krijuar dhe revolucioni qĂ« ka udhĂ«hequr sĂ« bashku nĂ« kĂ«tĂ« udhĂ«tim. Ky ekip Ă«shtĂ« njĂ« nga asetet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«,” tha Rama.

Në fakt ai që Rama e quan aset është shpallur si një grup i strukturuar kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco