Ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj, e ftuar në 'Kafe Shqeto' në SYRI TV, deklaroi se ndryshimet ligjore për Kodin e Procedurës Penale të propozuara nga Edi Rama janë vijim i një sistemi me tendera fiktivë dhe mungesë reale konkurrence.
'Prej vitesh kemi të bëjmë me një treg që e përcaktojnë këta se kush shkon, por këta kanë avancuar edhe më shumë, që është edhe më e rëndë situata, që është kriminalizimi i shoqërisë, kriminalizimi i ekonomisë dhe kriminalizimi i këtyre kompanive.' - u shpreh ajo.
Ajo theksoi se debati kryesor duhet të jetë heqja ose jo e imunitetit të Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK, dhe jo çështja e pezullimit.
Sipas saj, hetimet duhet të jenë më të shpejta dhe më efikase, ndërsa imuniteti nuk duhet të shërbejë si mbrojtje ndaj akuzave për korrupsion.
Shehaj:
Veprimet që bëri Rama sot për këto ndryshimet ligjore janë diçka e pritshme, pasi ne tashmë e kemi parë të zbatuar këtë gjë. Pra shumica e tenderave në këtë vend, edhe aty ku pretendohet që ka garë, po t'i shikosh dokumentacionet thotë, mori pjesë në garë filani, fisteku, pra katër kompani, po nga këto katër kompani vetëm njëra paraqiti dokumenta. Pra, janë të gjitha gara fiktive.
Rasti i fundit për shembull, që u bë edhe publik, që ishin tre tendera 12 milionë euro tek Piro Vongu, te Autoriteti Portual i Durrësit. Pra diheshin dhe KLSH-ja konstatonte dhe thoshte, ku e dinte kompania që ti do e shpallje këtë tenderin dhe vjen dhe bënte kontratat dhe ndërkohë në garë merrte pjesë po vetëm kjo kompani. Kështu që tashmë ne nuk kemi të bëjmë me një treg të lirë. Prej vitesh kemi të bëjmë me një treg që e përcaktojnë këta se kush shkon, por këta kanë avancuar edhe më shumë, që është edhe më e rëndë situata, që është kriminalizimi i shoqërisë, kriminalizimi i ekonomisë dhe kriminalizimi i këtyre kompanive.
Pra të rralla i ke kompanitë sot në treg, të cilat arrijnë të mbijetojnë pa kryer këtë bashkëpunimin, siç ishte dhe historia e AKSHI-t, pra që ti duhet të shkosh te Gysi, apo te Ermal Beqiri, apo te tjetri e te tjetri, që ti të jesh pjesë e e pjesë e tenderave dhe të të mbijetosh në këtë treg. Shumë kompani të mëdhaja, mbijetojnë në treg pikërisht nga fondet publike. Pra ti sot nuk ke një ekonomi të mirëfilltë, pra nuk ke, nuk ke një treg konkurence. Por ajo që bën Rama është thjesht vazhdimi i gjithë filozofisë që ai ka, që do të thotë unë këtu jam zot shtëpie, këtu jam në tokë time, të arat e babës tim dhe këtu vendos unë. Dhe që ta bllokonte pezullimin, që për mua në fakt më duket debat i kotë kjo puna e pezullimit, me thënë të drejtën.
Për mua debati kryesor është, do hiqet apo jo mandati, pra imuniteti i zonjës Balluku, sepse të gjithë këta njerëz, unë dje edhe për kuriozitet profesional, hyra dhe shikoja ligjin si për presidentin, si ligjin për Kontrollin e Lartë të Shtetit, si ligjin për Avokatin e Popullit. Pra këta janë të gjithë individë që kanë imunitet. Në ligjet e tyre përcaktohet që këta janë njerëz që kanë imunitet. Dhe imuniteti në koncept është që ti mos të abuzosh. Pra i jepet figurave politike apo funksioneve të caktuara, ndjesë, i jepet imunitet që mazhoranca,, të mos ketë mundësi t'i hetojë ata, në kuptimin, ose t'i godasi ata për shkak të funksionit të tyre.
Dhe i jepet një lloj imuniteti për t'u mbrojtur që ai kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, apo ai Avokati i Popullit, apo presidenti, të ushtrojë funksionet e veta, edhe duke e kundërshtuar pra, flasim mazhorancën. Dhe ai prandaj i mori këta dhe i futi të gjithë bashkë, për t'i dhënë edhe një justifikim. Por këtu nuk po bëhet fjalë më për pezullim funksioni. Nuk po bëhet fjalë më. Ne po diskutojmë që SPAK-u ka çuar në parlament, 16 mijë një faqe thoshin.
Dhe ne diskutojmë imunitetin e një anëtari të kabinetit, imunitetin e një deputeti. Pra kjo zonja duhet ta ketë këtë imunitetin apo duhet hetuar pa imunitet? Dhe për të parë hallin e Edi Ramës.
Ai po bën nisma ligjore për veten e vet. Sido që të vijë, unë nuk mendoj, nuk mendoj që SPAK-u do arrinte deri në atë pikë sa të pezullonte nga detyra kryeministrin. Nuk e mendoj, me thënë të drejtën. Nuk e mendoj. Nuk, as nuk ma rrok mendja që do arrinim në pikën që ky SPAK-u, do shkonte në atë pikë. Dhe po të them, te çështja e pezullimit, unë as nuk dua t'i jap, jo se s'ka peshë, por krahasuar me atë çka duhet të jetë diskuri jonë publik sot, në lidhje me imunitetin e Belinda Ballukut, po jo perse emri Belinda. Po të funksionit që ka Belinda. Duhet të shohim çfarë metamorfozën e Ramës. Se Rama dikur, po fliste për imunitetin e këtyre që ishin pjesë e Partisë Socialiste, njërit i thoshte dru i shtrembër, tjetrit i thoshte ne s'e mbrojmë ne. Gjykatë e prerë, jo gjykatë e prerë tek ne, të vënë me drejtësinë, le të bëjë drejtësia çfarë të dojë. Pra, ajo që duhet të analizojmë ne është, pse pikërisht në rastin e Belinda Ballukut bëhet kjo mbrojtje? Pse?
Pse nuk u bë kjo mbrojtje në rastin e Tahirit? Në rastin e Arben Ahmetajt? Pse nuk u bë kur janë hequr imunitete të tjera në këtë kuvend? Pra, çfarë ka sot, çfarë po ndodh, përse e bën Rama këtë gjë? E bën se e di shumë Belinda Ballukun, apo e bën sepse mund të shkojë një kërkesë për leje imuniteti për Edi Ramën? Apo dhe për shumë individë të tjerë? Kjo është ajo që ne, për mua, duhet të diskutojmë. Këto pastaj nismat ligjore që ai i bën, pezullohet, nuk pezullohet, unë nuk mendoj se do pengojë ndonjë gjë të madhe te SPAK-u, pezullimi, heqja e pezullimit apo heqja e mundësisë për të pezulluar një anëtar të kabinetit të qeverisë. Ajo çka ne duhet të fokusohemi, një, a po heton SPAK-u shpejt? Se kjo është çështja.
SPAK-un në hetime nuk e pengon askush. Nuk ka, nuk ka afate. Pra çfarë do të thotë? Me imunitet, pa imunitet, SPAK-u Belinda Ballukun e heton. Sepse ka dhe diçka, Belinda Balluku duhet të kishte një akuzë për korrupsion. Dhe sigurisht te akuza për korrupsion i duhet dhe kontrolli ndoshta i banesës që është i kotë sot. Se është shumica e gjëra, e hetimeve në këtë vend bëhen publike. Në momentin që i ke publike dhe ata kanë çdo lloj informacioni aty brenda, ti akuzën e korrupsionit e ke shumë vështirë ta faktosh sepse mitmarrja, që të faktosh korrupsionin duhet të kesh të faktuar mitmarrjen.
Nëse ti nuk e kap në flagrancë, nuk e stimulon këtë gjë, atëherë këta të SPAK-ut do të merren dhe siç dalin llafe, dëgjo se një x kompani ka paguar kaq para për Belën, te një vend atje se janë këto apartamente, se janë ato apartamente. Por ndërkohë, SPAK-u duhet të ishte më efiçent në shpejtësinë e hetimeve. Sepse ka dhe diçka tjetër. Ne merremi me Belën, por mos harrojmë, ti ke sot Viola Haxhi Ademin.
Viola Haxhi Ademin, që me çfarë pashë te Pllugu, që kur drejtonte Këshillin Mbikqyrës të portit, duhet të ishte në burg ajo, e kupton? Pra është një njeri që po hetohet sot, pjesë e atij tunelit të Llogarasë, pjesë që ka bërë veprime aktive te në dosjen e tunelit të Llogarasë, dhe ti sot e ke në krye të KESH-it. Atëherë, çfarë e pengon SPAK-un të pezullonte Viola Haxhi Ademin nga detyra për shembull? Mirë Bela është me imunitet. Pra, unë them që mos merreni shumë me këto çfarë hedh Rama për diskur publik.
© SYRI.net