Drejtësia politikë pas Reformës Soros është e urdhëruar nga Partia Socialistë, Edi Rama dhe ushtarët e saj në këtë forcë politike. Edhe hetimet dhe akuzat ndaj liderit të opozitës Sali Berisha por jo vetëm janë totalisht të stisura politikisht.
Ndërkohë që kanë ndezur një makineri të tërë jo vetëm propagandistike për të ndryshuar nenin 242 të nenit në Kodin e Procedurës Penale që të shpëtojnë Edi Ramën dhe bandën e tij të hajdutëve.
Nëse e shikojmë kronologjinë e ngjarjeve ka qenë jo pak herë eksponenti që quhet Taulant Balla e që ka patur poste të rëndësishme si sekretar në PS, herë ministër, drejtues politik në qark e tani kreu i Grupit parlamentar të Rilindjes, i cili ka deklaruar shqeto në parlamentin e shqiptar, biles edhe duke u shfryrë me mllef dhe urrejtje se Sali Berishën do ta fusim në burg.
Në videon që e disponon Syri, ai thotë, “e kemi bërë pjesën e parë të amanetit, pjesën e dytë të amanetit nuk na tret dheu pa e fut Saliun ne burg”.
Ja pra pse hetimet janë politike dhe pse drejtësia ka një udhëzim që të sulmojë, burgosë e akuzojë kot opozitën. Betimi i numrit 2 të PS se liderin e opozitës do të fusim në burg nuk është vetëm kambanë alarmi por edhe një thirrje e madhe për shqiptarët që të reagojnë e ta çojnë rilindjen dhe Taulantin tek inceneratorët që nuk ekzistojnë.
Kur kreu i Grupit Parlamntar të PS bën një thirrje të tillë, duke mos harruar urdhrat e Ramës në kongreset e rilindjes që SPAK të veprojë që të çojë në vend amanetin e Ballës, del në konkluzion e qartë dhe pa asnjë vijëzim se drejtësia dhe hetimet për Berishën dhe shumë të tjera janë qartësisht politike.
Dhe opozita vetë duhet të ketë një reagim të qartë ndaj një prononcimi të tillë. Duhet patjetër një akuzë apo depozitim në gjykatë që një deklaratë e tillë të merret në konsideratë si dëshmi direket e presionit politik mbi gjyqësorin. Kjo është përndjekje politike e jo ndjekje penale.
© SYRI.net