‘Rama shkatërroi diplomacinë’, Topollaj: Emërime klanore dhe ambasadorë të harruar, shërbimi i jashtëm në letargji…

09:33, 17/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një kohë kur qeveria ka prezantuar një tjetër “shpikje politike”, një reformë të re për shërbimin diplomatik, vjen reagimi i ashpër nga diplomati i karrierës, Spartak Topollaj. I ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në syri tv, ai e cilëson nismën e re si një “akt hipokrizie”, duke ngritur pyetje thelbësore mbi nevojën për të reformuar një sektor që prej vitesh është trumbetuar nga mazhoranca si një “sukses i jashtëzakonshëm”.

Në bisedë më moderatorin e emisionit Flavio Qarri, Topollaj tha se, “problemi kryesor i diplomacisë shqiptare qëndron tek emërimet nepotike dhe klanore. “Shumica e ambasadorëve shqiptarë kanë qëndruar në të njëjtin vend për 12 deri në 13 vite, duke tejkaluar shumëfish mandatin e tyre ligjor 4-vjeçar:”, tha ai. Kjo situatë, sipas tij, ka bërë që shërbimi diplomatik të bjerë në një “letargji” të thellë.

Ai kritikoi gjithashtu ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila tashmë po drejton reformën.

Për diplomatin e karrierës, e ardhmja e shërbimit të jashtëm duket e zymtë. Ai argumenton se kryeministri Rama e konsideron diplomacinë si “një çështje të dorës së dytë” dhe e përdor për interesa personale, duke e çuar atë “drejt fundit të saj”.

Flavio Qarri: Një tjetër reformë e re miq të dashur, një tjetër shpikje politike shumë simpatike që në parim presupozohet të përmirësojë shërbimin tonë diplomatik, por ka dhe ca paradokse të tjera të vogla. Megjithatë, për ta diskutuar kemi një diplomat karriere si Spartak Topollaj që rikthehet në studio. Tani ka një lapsus të parë, mes shumë lapsuseve të tjera. Nëse në dekadën e fundit mazhoranca na ka thënë që politika jonë e jashtme ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm. Është pak paradoksale që në mandatin e katërt të thonë, kemi nevojë për reformim se paskemi lënë nam me Bashkimin Europian për shembull. E para njëherë një koment paraprak për çka dëgjuam, për këtë iniciativë të re të zonjës Spiropali.

Spartak Topollaj: Do të doja të bëja një prolog me pak sekonda, sepse sot është një ditë e madhe për kombin shqiptar. Është festa e pavarësisë së Kosovës. 18 vjet më parë, me 17 shkurt 2008, Kosova më në fund, mbas shumë vuajtjesh, stërmundimesh dhe gjaku të derdhur, u shpall e pavarur. Dhe merita është padyshim e liderit historik, e legjendës Ibrahim Rugova, e luftëtarëve të UÇK-së, të FARK-ut dhe të gjithë popullit shqiptar që i rezistoi sundimit të egër serb, regjimit titist dhe në fund regjimit të Sllobodanit, kriminal, gjenocidial të kryekasapit të Ballkanit, Milosheviç dhe numri dy që aktualisht është numri një i Serbisë, miku i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç.

Në ditën që u shpall pavarësia e Kosovës, unë isha në funksionin e konsullit të përgjithshëm, pra e shefit të misionit diplomatik shqiptar në Milano, në Itali dhe prefekti i shkëlqyer i Milanos, Gian Valerio Lombardi dhe kuestori gjeneral Vincenzo Indolfi, më paralajmëruan që kanë bërë një kërkesë, një grup studentësh serb për të protestuar poshtë konsullatës, e cila ndodhej si të themi ne në sheshin Skënderbej. Ishte në Piazza Duomo, që është sheshi më i madh dhe kryesor dhe qëndror i Milanos. Dhe, po i thashë unë, as më emocionojnë, as më impresionojnë, dhe aq më pak, as nuk më trëmbin. Le të protestojnë, kanë punën e tyre. Po ata me dashamirësi. Kur dalim ne në ballkon, ku ishte dhe flamuri kombëtar shqiptar, kuq e zi me shqiponjën, shohim jo më shumë se 12 vetë poshtë ballkonit. Kjo ishte protesta. Pra që aty, unë e dija që kishte mbaruar çështja dhe historikisht Kosova ka qenë, është dhe do të jetë shqiptare dhe do vazhdonte të jetë ashtu. Edhe do ishte dhe e pavarur. Por, kur shikoja mjerimin e atyre 12 vetëve atje që gjoja protestonin. Kështu që, do ta nis me këtë urim për Kosovën.

Lidhur me reformat. Në krye të herës më duhet të them që, në ka gjë me të cilën jemi ngopur në këto 12 vite të qeverisjes së regjimit të Ramadurës, janë reformat. Pra reformat janë

Flavio Qarri: Është diplomatike ta quani ju Ramaduro?

Spartak Topollaj: Po. Është edhe diplomatike. Dakord. Sepse njëllojshmëria është shumë e madhe. Nuk është fyese. Patjetër. Është një kombinacion i emrit që për koincidencë është Rama dhe Duro është gjysma e mbiemrit të Maduros. Pra, nuk është aspak fyese edhe s'kam qëllim të fyej. Por tani këtij i ka mbetur regjimi i Ramadurës sepse çdo ditë e më tepër dhe çdo ditë që kalon, ky po e provon që është një Ramaduro i vërtetë.

Flavio Qarri: Pse i duhet kjo reformë atëherë te shërbimi diplomatik?

Spartak Topollaj: Po, do ta them këtë. Po siç e nisa që jemi ngopur me fjalën reformë. Ka një inflacion, janë dëndur shqiptarët duke dëgjuar reformë e kështu... Atëherë, që të jem më konkret, po dal te reforma në diplomaci. Si mundet me këtë hipokrizi kaq të madhe, me idenë që shqiptarët janë kaq budallenj, të thuash ti në vitin e 13 të qeverisjes, në mandatin e katërt, do bëjmë reformë në diplomaci. Po mirë, a nuk është kryeministri ai që propozon ambasadorët dhe i dekreton presidenti me radhë, ata që kanë qenë dhe ky që është. A nuk e di kryeministri që kanë 12 deri 13 vjet shumica e ambasadorëve pa lëvizur nga vendi?

Flavio Qarri: Që u kanë mbaruar mandatet.

Spartak Topollaj:  Kanë mbaruar. Se maksimumi, ligji i shërbimit diplomatik, ai ekzistues e ka dy deri në katër vjet. Ne po marrim maksimumin katër. Këta kanë 12 dhe 13 vjet.

Flavio Qarri: Ka diplomatë që kanë nga 12 vjet në vend?

Spartak Topollaj: Jo ka diplomatë. Më fal. Shumica e ambasadorëve

Flavio Qarri: Janë harruar nëpër ato vende.

Spartak Topollaj: I ka harruar ky, se ata s'janë harruar, ata janë në qejfin e tyre. Dhe tani u kujtua ky të thotë që ata s'po bëjnë asgjë, që janë në letargji, se nuk është gjumë. Kuptohet që është letargji. 12 vjet zë myk.

Kështu që, këtë hipokrizi dhe këtë ide se shqiptarët janë budallenj dhe do ta kalojnë lehtë këtë. Lidhur me Spiropalin. Meqenëse është konkrete, ministrja. Ky e vuri si ministre të suksesshme që kryesoi dhe parlamentin. E nisi ajo me ca vizita. Dhe pa pritur e pa kujtuar, na doli që edhe Spiropali s'ka punuar fort.

Tani qysh qenka reformë kur diplomacia me Spiropalin në krye është e suksesshme dhe dje dhe sot del që diplomacia qenka në letargji. Ja po ta them unë që arsyeja kryesore është tek emërimet nepotike, emërimet e klaneve. E tarafeve.

Flavio Qarri: Ne e dimë që kanë çuar ambasadorë emra krejt të diskutueshëm. Muç Nanon, apo mikun e vet personal Fate Velaj në Austri, aty ku kishte shtëpinë, po i paguanin dhe qiranë e shtëpisë së vet aty, se ka dhe kështu episode.

Spartak Topollaj:  Këto janë që dihen. Po, por sa janë që nuk dihen? Mendoj që e keqja, ashtu si e mira, nuk kanë fund. Okej. Dakord? Meqenëse jemi te e keqja, që nuk ka fund, unë them që po shkon drejt fundit, edhe diplomacia shqiptare. Pse? Rama e konsideron diplomacinë si një çështje të dorës së dytë për…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco