Këlliçi: Pakënaqësia ndaj Ramës shpërfaqet në Durrës, qytetarët do e tregojnë fuqishëm më 20 shkurt

Këlliçi: Pakënaqësia ndaj Ramës shpërfaqet në Durrës, qytetarët do e tregojnë fuqishëm më 20 shkurt

18:05, 16/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Belind Këlliçi u shpreh se pritja që qytetarët i rezervuan kryeministrit Edi Rama në Durrës tregon qartë mllefin dhe pakënaqësinë ndaj qeverisjes 13-vjeçare, duke denoncuar korrupsionin dhe lidhjet me krimin.

Ai theksoi se Rama është gjithmonë i rrethuar me kordonë sigurie dhe audiencë të përzgjedhur, duke shmangur kontaktin me realitetin, por momenti i përballjes së papërpunuar nga dera e bashkisë deri te makina shpërfaqi sentimentin e vërtetë të qytetarëve, të cilët kërkojnë drejtësi dhe ndëshkim për keqadministrimin.

Këlliçi nënvizoi se ato pak metra në Durrës nuk janë thjesht një incident, por reflektim i gjendjes reale në vend, ku qytetarët nuk kanë më frikë dhe janë gati ta shprehin mllefin e tyre publikisht, duke paralajmëruar manifestimin e tyre më 20 shkurt para zyrës së “krimit dhe korrupsionit”, për të bërë të dukshme të vërtetën e qeverisjes së Ramës.

Postimi: 

Po në ato 30 metra pa lavdi, Kodi do të të mbrojë?!

Edi Rama është gjithnjë i rrethuar me gardë e kordonë sigurie, me audiencë të përzgjedhur mes militantësh e patronazhistësh dhe kontaktin me realitetin e ka zëvendësuar me propagandë. Një sferë e mbyllur ku ai krekoset çdo ditë. Shmang përballjet në studio, parlamentin, dhe çdo instancë ku duhet të japë llogari. Tani i shtoi kësaj korace dhe imunitetin ekstra me Kod!!!

Por ajo që ndodhi në Durrës të shtunën, është një copëz që i shpëtoi kontrollit. Eshtë realiteti. Në të vetmin moment nga dera e bashkisë te makina, ku pati ballafaqim me qytetarët, Edi Rama mori këto mesazhe: hajdut pronash, i lidhur me krimin, ku e ke Gysin, dhe padyshim emblematikja, Rama ik. Kjo pritje do t'i rezervohej kryeministrit më të korruptuar në Europë në çdo shesh, e kudo ku do të kishte një afërsi me njerëzit, jashtë mekanizmit propagandues e filtrave të sigurisë. Ato 30 metra në Durrës të paçensuruara dot, janë sentimenti i popullit për të, janë e vërteta e qeverisjes 13 vjeçare.

Ato sekonda dëshmojnë se qytetarët nuk kanë më frikë. Kanë ardhur në momentin kur pushteti i korruptuar dhe i lidhur me krimin u ka marrë gjithçka dhe shumë vite të jetës. Qytetarët nuk duan më vetëm të ndahen nga ky makth 4 mandatesh, por duan drejtësi, pra ndëshkim!

Pas atyre 30 metrave 'walk of shame', Edi Rama do marrë çdo masë që e tillë skenë të mos ndodhë më. Po kjo nuk do të thotë që pakënaqësia e mllefi do ikin, meqë s'do shfaqen në publik. Përkundrazi, do shtohen!

Bashkë me qytetarët me motrat e vëllezërit, me të rinjtë e të rejat e këtij vendi do ta manifestojmë me të madhe këtë të vërtetë me 20 shkurt, para zyrës së krimit dhe korrupsionit. Pas 4 ditësh, me pasion, me energji, me dashuri për Shqipërinë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco