Rama e çon hallin e tij edhe në rajon: Prokurorët nuk duhet të dhunojnë zyrat e institucioneve

Rama e çon hallin e tij edhe në rajon: Prokurorët nuk duhet të dhunojnë zyrat e institucioneve

13:41, 16/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama po e çon hallin e tij edhe në rajon.

Gjatë vizitës në Kosovë, Rama tha indirekt se prokurorët nuk duhet të lejohen në zyrat e institucioneve.

Rama tha se presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar pasi nuk ka lejuar prokurorët në zyrën e saj.

"Mund të jetë sekret shtetëror këtu në Kosovë, por nuk është sekret shtetëror për mua që edhe Presidentja e Kosovës është kërcënuar, sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës, se me demek edhe aty do kërkonin provat e 'krimeve kundër njerëzimit', që do ta vendoste Kosovën në sytë e botës, si një shtet ku deri në zyrën e Presidentes gjenden prova për 'krime kundër njerëzimit'. Kërcënimi i Presidentes ka zgjatur dy vjet, por për nderin e saj dhe për nderin e Kosovës ajo e ka ndaluar një gjë të tillë", tha Rama.

Halli i Ramës mund të jetë personal, por kujtojmë se Komisioni i Venecias ka dhënë një opinion për Kodin e Procedurës Penale të Kosovës ku shprehet qartësisht se pezullimi i zyrtarëve të lartë është mjet i ligjshëm, madje edhe i rekomanduar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco