Stacioni i ri interurban, qyterët kundër vendimit të Bashkisë: Destinacioni i ri nuk plotëson asnjë kusht

Stacioni i ri interurban, qyterët kundër vendimit të Bashkisë: Destinacioni i ri nuk plotëson asnjë kusht

11:10, 16/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rreth 100 përfaqësues të këtij shërbimi janë mbledhur sërish sot duke i bërë thirrje edhe një herë Bashkisë të rishikojë vendimin e zhvendosjes së stacionit interurban. 

Vendimi i hyrë tashmë në fuqi pas votimit në Këshill Bashkiak, për të zhvendosur stacionin nga rruga e re në hyrje të qytetit, në aksin nga IEVP Vlorë (paraburgimi) drejt ish shkollës së Aviacionit, është kundërshtuar nga drejtues të mjeteve dhe përfaqësues të kompanive të transportit. 

Sipas tyre, destinacioni i ri nuk plotëson asnjë kusht,  mungojnë ambientet e shërbimit, streha e pritjes për pasagjerët, tualete publike, dhe hapësira e ngushtë e trotuarit për qëndrimin e pasagjerëve, sinjalistika dhe rreziku i aksidenteve. Por mbi të gjitha distanca e largët nga qyteti. 

Ky është reagimi i disajtë i kompanive të transportit ndërsa lajmërojnë se nëse nuk do të ketë reagim nga Bashkia, protesta do të përshkallëzohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco