Skandali në spitalin e Lushnjës, Korreshi: Situata është dramatike...

09:56, 16/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjendja në spitalin e qytetit të Lushnjës ka kaluar çdo limit, duke u kthyer në një kërcënim real për jetën e pacientëve dhe stafit mjekësor. Denoncimet e bëra publike zbulojnë një realitet tronditës, ku rreziku i një tragjedie është i përditshëm, ndërsa institucionet përgjegjëse duket se kanë mbyllur sytë.

Një nga pikat më kritike është reparti i oksigjenit, i cili përshkruhet si një “bombë me sahat”. Rreth 20 bombola oksigjeni janë vendosur në kushte të pasigurta, duke sjellë në kujtesë një shpërthim të ngjashëm që i mori jetën njerëzve vite më parë në Lushnjë. Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme prej pesë vitesh, asnjë masë nuk është marrë për të eleminuar këtë rrezik imminent.

Sipas deputeteit të Partisë Demokratik Saimir Korreshi që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, infrastruktura e spitalit është në një gjendje të mjerueshme, godina më e re, ajo e kirurgjisë, është nxjerrë jashtë funksionit dhe është zhvendosur me pretekstin e rikonstruksionit.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, deputeti i PD tha se “përveç ndërtesave të rrënuara, spitali vuan nga një mungesë flagrante e pajisjeve mjekësore. Skaneri raportohet se është jashtë funksionit prej kohësh”.

Flavio Qarri: Unë di që edhe sot në mëngjes ke qenë pranë spitalit. Madje kemi dhe një video të papublikuar. Më ndihmo pak regjia ndërkohë që dua të dëgjoj nga Korreshi çfarë po ndodh atje. Aq emergjente është situata?

Saimir Korreshi: Jo, atje është kaluar emergjencës. Unë kam pesë vjet që denoncoj dhe pesë vjet sa vjen e bëhet më keq. Domethënë, nuk ka asnjë lloj, ndërhyrje. Normalisht, vijmë në dijeni të këtij dokumentacioni kur reparti i oksigjenit, edhe pse e di që është dramë, sepse e di se ku ndodhet, shkoj shpesh atje, e di se çfarë është spitali i Lushnjës. Por kur pashë këto dokumente, pastaj vura duart në kokë, sepse realisht ne kemi pasur një shpërthim dikur në Lushnjë me bombola oksigjeni, me një krater të jashtëzakonshëm që ndodhi me një magazinë, në qoftë se ju kujtohet, që mori dhe jetë njerëzish, dhe e njëjta tragjedi mund të ndodhë, se aty janë 20 bombola dhe njëra të shpërthejë, aty është dramë.

Patjetër që duke parë, dhe këto situatat e fundit të zhvilluara, ato grushtet e boksit në spitalin e Lushnjës. Pashë kush ishte përgjegjësi, që ishte i njëjti person që ka boksuar dhe, mjekun. Pastaj reagova menjëherë, sapo mora këtë dokumentacion. Por atje është më dramatike. Kjo është, në kushtet që mund të shpërthejë dhe mund të ketë pasoja në jetë njerëzore drejtpërsëdrejti, edhe për ata të shkretët që nuk janë të sëmurë, sepse po të flasim për të sëmurët pastaj...

Ajo godina ku kam bërë ato imazhet unë, në të majtë, që thotë kirurgjia, është godina më e re e atij spitali, por që sot është e prishur, domethënë e kanë, hequr, e kanë zhvendosur te kuzhina tjetër përballë. Arsyeja është se do ta rikonstruktojnë. Ka tetë muaj që është hedhur tenderi, që ka, është shpallur fituesi, por çuditërisht Ministria nuk jep lejen e ndërtimit dhe ai që ka fituar tenderin nuk fillon punimet.

Flavio Qarri: Po nejse nga pamjet që po shohim këto momente, duket më tepër si një tokë e braktisur kjo sesa, kjo është një spital i vjetër apo është, ku shkojnë aktualisht njerëzit?

Saimir Korreshi: Atje është lavanteria e spitalit të Lushnjës, është kuzhina, është pjesa ku rrinë ambulancat, është ngjitur me godinën që po flas unë. Është spitali i Lushnjës.

Domethënë, kur e thosha që dalim në spitalin e Lushnjës, njerëzit qeshnin sepse ideja është që nuk e perceptonin dot një gjë të tillë, kurse unë e kisha kaluar. Ore, te bodrumi kam ca pamje të tjera që i kam publikuar në rrjetet... Bodrumit mbas pastrimit. Domethënë, ajo është gjendje dramatike.

Pse isha sot? Mbrëmë ka reaguar spitali, i cili thotë që jo, këto pamje kanë qenë para ca kohësh dhe ne e kemi me standarde europiane repartin e oksigjenit. Mirë, atë, po thoshte që ne nuk e kemi përgjegjësi. Ndërkohë që urdhrat ju i shikoni të firmosur nga drejtori aktual, Roland Xhuli.

Së dyti, meqë ai tha është spital evropian, me standarde, rregullat e zhvillimit teknik, i kemi të gjitha fikset e zjarrit. Dhe meqë mbrëmë mua më erdhi informacion që i kishin thënë të gjithëve në orën 8:00 atje se mos na vjen deputeti, ka harruar ai që deputeti rri dhe në 7:00, se jeton në Lushnjë. Vajta, prita, edhe i thashë drejtorit, të pres. E paralajmërova që mbrëmë, i thashë, në orën 8:00 të pres te spitali, meqë më përgënjeshtrove, shumë mirë. Ku ta gjesh që të përgënjeshtrosh një deputet të opozitës, të pres tek spitali, te reparti europian i oksigjenit, ku parashikohet e paralajmërohet drama...

Ore këtu është çmenduri po të them unë tani. Po të hyjmë te pajisjet. Skaneri prej disa ditësh, apo prej një muaji, domethënë, njëherë vjen, njëherë ikën, nuk punon. I vetmi pajisje që ka spitali, urgjenca sot e spitalit, e improvizuar, se është dramë, kastrofë fare po të them...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco