‘I kam refuzuar dorëheqjen Ballukut’/ Rama flak integrimin në kosh dhe kërcënon: Askush nuk na prek

‘I kam refuzuar dorëheqjen Ballukut’/ Rama flak integrimin në kosh dhe kërcënon: Askush nuk na prek

09:39, 16/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama flaku në kosh integrimin e vendit në BE, teksa deklaroi se nuk ka ndërmend të lëshojë veten dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë në duart e drejtësisë

Në një fjalim përpara grupit parlamentar të PS, Rama tha se i ka refuzuar dorëheqjen tre herë Belinda Ballukut.

"Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Njëherë kur iu ngrit akuza, kur iu bë pezullimi i pare dhe herën e tretë kur Gjykata Kushtetuese, nuk mori vendim. Të tre herët jam unë që e kam refuzuar”, tha Rama.

"Dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vetë dhe është futur në territorin e pushtetit ekzekutiv nuk ka. I jam falënderues për faktin që nuk ka persistuar, por ka vazhduar të marrë gjithë atë baltë në fytyrë, sepse unë nuk e pranoj dorëheqjen deri sa të plotësohen kushtet. Dhe kur plotësohen kushtet nuk e përcakton dot as prokurori, as gjykatësi i seancës paraprake, as media dhe as gjyqi popullor”. 

Më tej, Rama kërcënoi hapur drejtësinë duke thënë se ata nuk i prekin dot, pasi vendimet e tyre janë sovrane.

“Ne jemi të pavarur në të drejtën tona për të marrë vendime, janë vendime sovrane dhe s’ka prokuror dhe gjykatës që t’i vërë në diskutim!”, tha Rama.

"Ajo që e bën skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm, pezullimin nga një prokuror dhe një gjykatës për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti se pezullimi nuk cenon personin, por cenon funksionin. Nuk pezullohet vetëm vajtja në punë e ministrit, por pezullohet puna e institucionit".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco