Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Banorët e Baks-Rrjollit përplasje me ekspertin: Nuk i lëshojmë pronat, jeni kriminela

10:58, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e Baks-Rrjoll u përplasën sot me ekspertin, duke shprehur vendosmëri të pakompromis ndaj projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e tyre.

Njëri nga banorët, duke folur para ekspertit, tha me tone të ashpra: “Ik tash, je legeni i gjithë Tiranës… Këtë pronë nuk e japim.”

Fjalët e tij u pritën me mbështetje nga pjesëmarrësit e tjerë, që prej disa ditësh protestojnë për mbrojtjen e tokës dhe të ambientit.

LEXO EDHE: Vijon protesta e banorëve të Baks-Rrjoll: Këto prona nuk i lëshojmë...

Prek Molla, përfaqësues i banorëve, nënvizoi se komuniteti nuk do të tërhiqet: “Protesta nuk do të ndalet. Do t’i tregojmë shtetit shqiptar se këtë pronë nuk do e lëshojmë.

Banorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë me veprime më të forta nëse kërkesat e tyre nuk merren seriozisht, duke bërë të qartë se mbrojtja e pronës dhe e zonës mbetet prioritet i pakompromis.

LEXO EDHE: Skandali me pronat në bregdetin e Velipojës/ Banori i Baks-Rrjollit: Qeveria që votuam na tradhëtoi

Deklarata e me tone të ashpra;

Ik tani, je legeni i gjithë Tiranës. Ti, ti na çove këtu.

Mos ju shtrembëro, se ty prej aty t'i ka fal Zoti sytë e shtrembët. Se s'ke ditë me t'i fal si mua.

Ti je pleh i plehrave. Ai që të beson ty, është kriminel. Ai që t'jep ty detyrë.

Ty me të pas qenë një burrë i mirë, t'i kishte falë sytë drejt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco