Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 28-të e protestës qytetare: Edi Rama jepe dorëheqjen

Vijon protesta e banorëve të Baks-Rrjoll: Këto prona nuk i lëshojmë...

12:35, 11/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestat e banorëve të fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë vijojnë prej disa ditësh, me kërkesën e qartë për mosndërtimin e resortit turistik në zonën e tyre.

Prek Molla, përfaqësues i banorëve, shprehet se vendosmëria e tyre është e pathyeshme: “Protesta nuk do të ndalet. Do t’i tregojmë shtetit shqiptar se këtë pronë nuk do e lëshojmë.”

Banorët kanë dërguar gjithashtu një mesazh të qartë edhe për Bashkim Ulaj, duke kërkuar përgjegjësi dhe ndërhyrje të menjëhershme për situatën në terren.

Banorët e Baks-Rrjoll paralajmërojnë se do të vazhdojnë me veprime më të forta në rast se kërkesat e tyre nuk merren seriozisht, duke e bërë të qartë se mbrojtja e pronës dhe e zonës është prioriteti i tyre kryesor.

Në një deklaratë të gjatë para protestuesve, Prek Molla, përfaqësues i banorëve, tha se qëndrimi i tyre është i palëkundur dhe se nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e pronës.

Fjala e tij:

Nuk vij këtu se t'thom se du me i thonë ti zotnis, ik se du me atje. Ju bëni gjithë si të doni. Në qafët e grave tona, nënave tona e fëmijve tonë kanë për t'ju ra ju. Dini mirë se ka një Zot. Dje kam shku, për herë të parë në jetën time, kam pa Biblën edhe Kuranin. Unë nuk e di se çfarë feje i përkisni ju. Por di me të thënë që na jena një. Kam bë be, kam, jam lut Biblës dhe si besimtar i tina, i kam thënë, nëse ti je kund, nëse ti je kund edhe nëse ke, ke dorë që ti me dhënë drejtësi, të lutem ma jep. Njëjtë me të kam marrë Kuranin dhe i kam thënë, ti je një libër që nuk, nuk të përkas fesë tënde. Por sot po të lutem, po të lutem, o Kuran, që na si shqiptarë kena një Zot. Na ndihmo. Na ndihmo vetëm me dhënë drejtësi. Unë nuk di se çfarë mund të them tjetër. Ju falenderoj qoftë se sadopak, sadopak e merrni guximin që të frenoni veten dhe të rrini të paktën tri ditë për hatër të këtyne burrave, për hatër të familjeve tona, për hatër të familjeve tuaja, rrini tri ditë pushim. Mos të gëzoni më ardh këtu në pronat tona. Po ju lus ju si punëtorë. Nëse më dëgjoni, ju falenderoj me gjithë zemrën e me gjithë shpirt. Faleminderit prej jush. (Duartrokitje) Atëherë, sot është dita e tretë që jena këtu.

Protesta vazhdon. Sot dihet që jena bërë pak sepse njerëzit edhe kanë punë e kanë ashtu, kanë problemet e veta. Nuk do ta lëmë protestën. Protesta do të jetë ditë për ditë. Ju them me bindje dhe me këtë besojë që do të jemi në, në, në, pranë ambasadës amerikane. Gjithashtu, një ditë e cila do të shfaqet do të jetë me gra dhe me fëmijë dhe nuk do të ketë më pajtim. Nuk do të ketë. Kemi duruar boll me faqe. Zotërinj policë, jena falenderues ndaj jush që po na mirëkuptoni. Edhe ne sot kemi ardhur këtu vetëm e vetëm që t'i tregojmë shtetit shqiptar se këtë pronë nuk e lëshojmë. Atij Bashkimit, siç ja thashë edhe herën, meqe je burrë, në besë time, mund të vish. Mund të vish këtu edhe pa asnjë konsultë me ne. Ti e bën të fortin. Ti e bën të fortin se ke polic me veten. Ne s'kemi polic me vete. Shtetin ka me vete ai. Unë jam i fortë se kam letrat. Ti je i fortë se ke policinë. Por do të vijë koha edhe ty o Bashkim, siç kam thirr atë kolegen tënde, atë mikeshen tënde atje dhe do të shpejt do të jetë pas hekurave.

Mbaje mend çfarë të thotë Prek Molla se çfarë do të përjeton edhe ti atje. Mbaje mend se këto që po bëni këtyne njerëzve, këto që po i poshtëron edhe po i përdhunon, mbaje mend se mos, në qoftë se shteti nuk vë dorë mbi ty, ka me të vu Zoti. Ka me të vu Zoti me familjen tënde. Mbaje mend çfarë të thotë Prek Molla. Ke fëmijë si kam unë. Nëse fëmija im ta mallkon fëmijën tënd, nëse i madhi Zot, nëse ka kund Zot, ka me të mallku tanë jetën dhe s'ke për të parë hajër me familjen tënde, nëse ti merr pronën e dikujt. E di shumë mirë edhe ti Fatmir se kjo... ti më fal Bashkim, se Fatmiri i ka dokumentat e falsifikuara. Unë i di të gjitha ato bashkim pazaret që ke bërë ti dhe ndihmën që ke dhënë ti për të bërë këto dokumenta. Por do të vijë dita, ta premtoj që do të vijë dita. Unë nuk jam trim. Se me qenë trim, kishe, kishe qenë tjetërkund ti. Por do të dalë ndonjë trim. S'e di, do të dalë ndonjë trim, i cili ka me ta dhënë ty, ka me ta dhënë ty atë që meriton. Ndoshta ka me ta dhënë ndonjë nënë, nëse ka. Shumë faleminderit.

 Ju punëtorë! Fola me ju. Nëse keni për mua, për këta njerëz, si shqiptarë që jena, nëse keni sado pak ndjenjë njerëzore dhe keni familje, ju lutem, vetëm tri ditë, se kam gjyqin me 13. Vetëm tri ditë bëni, bëni një protestë ju për ne. Do të jemi mirënjohës tanë jetën për ju. Unë nuk ju njoh kush jeni. Veç ju betohem që, ju betohem që do të jemi mirënjohës për ju. Ky burg që po bën ky, ky burg, ju burgun po na e bëni ju, ju punëtorët. Nëse ju nuk vini këtu, unë e di se jeni në mbështetjen tonë. Vetëm tri ditë kërkoj prej jush. Nëse jeni burra, tri ditë jua paguaj vetë e tri ditë jua jap unë, në sytë e këtyre burrave këtu. Vënia çmimin asaj dite që rrini pushim, vetëm tri, vetëm tri. Këtë jua kërkoj si burrat. Nuk po ju fyej. Nëse ju kam fyer deri tash, ju kam fyer deri tash sepse edhe ju keni bërë kryeneçësi me ne. Unë nuk kam ndonjë gjë me ju. Ju jeni punëtorë, për rrogë jeni. Veç ju kisha lut, o Zot, o Zot, tri ditë jeni me ne dhe mas tri ditëve do të dalin e vërteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco