Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Buxhuku: Deficiti tregtar 5.6 mld euro, alarm kombëtar. Ekonomia po dobësohet nga rënia e prodhimit dhe paratë informale

20:20, 12/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eksperti i ekonomisë dhe administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë Shqiptare, Gjergj Buxhuku, ka ngritur shqetësimin për thellimin e krizës strukturore në ekonominë shqiptare, duke theksuar se shifrat zyrtare të tregtisë së jashtme flasin qartë për një situatë alarmante. Në një intervistë në SYRI TV me gazetaren Armela Ferko, Buxhuku u shpreh se në vitin 2025 Shqipëria regjistroi një rekord historik të deficitit tregtar prej 5.6 miliardë eurosh, me një rritje prej rreth 200 milionë eurosh krahasuar me një vit më parë. Ai paralajmëron se, përveç thellimit të deficitit, rënia e vazhdueshme e industrisë dhe bujqësisë, si dhe varësia e lartë nga flukset informale të parave me burim gri dhe të zi, përbëjnë një kambanë të fortë alarmi për ekonominë dhe politikën shqiptare.

Gjergj Buxhuku: Realisht unë dua të them që një anë është retorika kur flitet për ekonominë dhe anë tjetër janë shifrat. Dhe shifrat e vërteta, që në fakt nuk mund të manipulohen, janë pikërisht ato shifra të cilat kanë të bëjnë me volumet e tregtisë, pra import-eksportet. Dhe prandaj shqetësimi u ngrit pikërisht në këtë shifër që është reale, nuk është perceptim pra. Praktikisht dhe faktikisht, në vitin 2025, sipas të dhënave zyrtare gjithmonë, Shqipëria pati rekordin historik të defiçitit të saj tregtar prej 5.6 miliardë euro. Dhe nuk mjafton kjo, por kishim një rritje i thellim të defiçitit prej gati 200 milionë eurosh në krahasim me një vit më përpara.

Është kahu, mbi të gjitha është kahu negativ. Pra, nuk është vetëm shifra, por është kahu negativ sepse bashkangjitur me këtë shifër për të kuptuar realitetin, dhe prandaj ky është një alarm kombëtar në fakt. Domethënë, fjalët janë fjalë, alarmi kombëtar është pikërisht kjo. Çfarë po ndodh me ekonominë në Shqipëri? Dhe defiçiti është rritur me 200 milionë euro krahasimisht me një vit më përpara, ka arritur rekordin historik prej 5.6 miliardë euro defiçit, por nuk është kjo vetëm. Kësaj duhet bashkangjitur fakti tjetër që është shumë i rëndësishëm, që industria ka rënë për të disatin vit rresht me mbi 3%. Bujqësia po ashtu, pra prodhimi vendor në Shqipëri ka rënë në mënyrë të qëndrueshme. Pra nga një anë thellohet defiçiti tregtar, nga ana tjetër bien industritë vendore. Bie prodhimi vendor shqiptar. Dhe mbi të gjitha, prandaj ky është një alarm kombëtar që duhet për të gjithë spektrin politik, për çdo qytetar shqiptar t'i qëndrojë si sinjal i fortë këmbane alarmi, është fakti që ekonomia shqiptare pa asnjë diskutim ka varësi jashtëzakonisht të madhe nga flukset informale të parave, të cilat në pjesën dërrmuese të saj vijnë nga jashtë dhe në pjesën kryesore të saj janë para të cilat kanë burim gri dhe të zi. Të cilat në një moment të caktuar, dhe të gjitha shenjat tregojnë që partnerët tanë ekonomikë dhe politikë, që janë pikërisht ato vende viktima nga vijnë këto para në Shqipëri, po marrin masat për ta ndaluar këtë burim, ta quajmë, të financimit të ekonomisë shqiptare me para gri dhe të zeza, informale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco