Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Tomorri: Dezinformimi dhe shantazhi janë pasojë e mungesës së shtetit ligjor

18:36, 12/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Klodian Tomorri ngre alarmin për përhapjen e dezinformimit, shantazhit dhe presionit publik në Shqipëri, duke i lidhur këto fenomene me mungesën e një shteti të fortë ligjor dhe nivelet e larta të korrupsionit.

I ftuar në studion e ‘Task-Forcë’ në SYRI TV me Sonila Meçon, ai u shpreh se në një shoqëri ku ligji funksionon dhe institucionet janë të forta, këto praktika nuk do të gjenin hapësirë.

Duke komentuar edhe debatin politik brenda mazhorancës, Tomorri u shpreh skeptik për mundësinë e një “kryengritjeje” të brendshme ndaj kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se pushteti është elementi që mban të bashkuar grupin parlamentar socialist dhe se një rrëzim i Ramës do të sillte efekt domino për të gjithë.

Klodian Tomorri: Nëse do të ekzistonte shteti ligjor, nëse do të kishte më pak korrupsion, nëse do të kishte një shoqëri që jeton brenda ligjit e gjitha, nuk do të kishte hapësira për këto fenomene. Kjo është një temë shumë e nxehtë e cila kërkon ashtu siç tha, Belindi një reflektim të të gjithë shoqërisë për t'i gjetur një zgjidhje. Është çështja e dezinformimit publik, pastaj shkohet më tej në kanosje, përdorimi i informacionit për shtrëngim, për shantazh, e kështu me radhë, apo qoftë edhe shpifja për këto qëllime. Pra, duhet, duhet një reflektim i përgjithshëm për t'i gjetur një zgjidhje. Ndoshta, nuk e di si e ka zgjidhur bota këtë punë, por janë fenomene që të paktën andej nuk i sheh në këto përmasa, ose nuk i sheh fare.

Sigurisht dezinformim ka kudo, janë dezinformime që bëhen për të shtyrë axhenda të caktuara nga grupe të caktuara, por nuk arrihet deri te kjo histori, tek presioni... Ka pasur një raport problematik në fakt të drejtësisë, sepse unë kujtoj, kujtoj që vetë prokurorët e prokurorisë së posaçme kanë dalë disa herë në publik edhe kanë thënë që po na bëhet shantazh nga mediat. Në qoftë se i bëhet atij që ka edhe arrën, edhe gurin dhe që mund të marri masa, imagjino çfarë ndodh me dikë që nuk ka fuqi dhe mund të shantazhohet në çdo kohë. Prandaj them, por përtej kësaj desha ta vazhdoj pak atë historinë që, apo më saktë debatin që nisi Bledi mbi kryengritjen e pallatit.

Në fakt unë ndaj një mendim të kundërt, sepse nuk mendoj që Edi Ramës do t'i vijë e keqja nga Zeqineja,  Sara Mila apo të gjithë grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Ata janë disa ushtarë, të gjithë, në pjesën dërrmuese janë ushtarë të bindur... Nuk ka nga ata që guxojnë të ngrenë krye ndaj Edi Ramës dhe ka diçka që i mban ata bashkë, pavarësisht inateve që mund të kenë me njëri-tjetrin dhe që i kanë shumë të mëdha, sigurisht. Është pushteti që i mban bashkë. Ata e dinë që në çastin që do goditet Rama, ata mbarojnë të gjithë pastaj dhe do jenë efekt domino. Prandaj unë nuk jam aq optimist të besoj që në Shqipëri ka ardhur më në fund momenti që kryeministrat mund të rrëzohen edhe nga brenda mazhorancës, siç ndodh rëndom në Britani, apo në Itali apo në vendet e zhvilluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco