Analisti Arjan Konomi nga studioja e “Kafe Shqeto” theksoi se kalimet e papritura të disa figurave politike nga opozita drejt mazhorancës nuk mund të shiten si reflektim apo evoluim politik, por janë shfaqje të qarta imoraliteti dhe interesi personal.
Konomi u shpreh se kur një deputet apo figurë publike mban për vite me radhë flamurin e opozitës dhe më pas, pa asnjë proces të dukshëm bindjeje apo debati politik, përfundon në një post të ofruar nga mazhoranca, kjo nuk ka lidhje me ide, por me përfitim.
Sipas tij, një ndryshim qëndrimi do të ishte i debatueshëm, por i kuptueshëm nëse do të vinte si rezultat i një procesi të hapur reflektimi politik, përplasjeje idesh apo afrimi me një platformë të re.
Por, kur lëvizja shoqërohet menjëherë me emërime në poste apo favore politike, atëherë, theksoi Konomi, bëhet fjalë për “shitje” dhe jo për bindje.
Ai shtoi se fenomene të tilla po dëmtojnë rëndë besimin e qytetarëve tek politika dhe po përforcojnë perceptimin për pazare në kurriz të votës.
Deklarata e plotë:
“Mendoj që në këto raste, duhet folur jo me një gjuhë politike korrekte, sepse përndryshe nuk ka asnjë lloj efekti as në publik, as tek këta njerëz që, unë doja të thosha një shprehje që 'nëna e maskarenjve është gjithmonë pjellore', gjithmonë do ketë pjellë të tilla, por në mënyrë kaq të paturpshme, kaq publike dhe e imorale, është vështirë që të shikosh.
Unë mund të kuptoj që një person publik ka pasur një eksperiencë në politikë dhe ndryshon papritmas krah apo mendim.
Mund të lidhet me një lëvizje të re që mund të lindë një lëvizje e re politike.
Por shiko, këtu kemi të bëjmë, nuk kemi të bëjmë me një proces reflektimi politik. Pra, ne kemi të bëjmë drejtpërdrejtë me raste emërimesh të menjëhershme, të befasishme.
Pra nuk kishim një proces që personi si Dash Sula që nuk është se pati një afrim apo vlerësoi politikën e qeverisë socialiste apo vlerësoi reformat që ishin bërë, domethënë të kishte një qasje mendimi, një qasje ideje dhe pastaj të ndodhte dhe kjo gjë.
Dhe prapë do ishte domethënë një gjë e pacipë, po prapë ka një shpjegim logjik. Po papritmas mbasi ti ke mbajtur flamurin e opozitës, shikoni se çfarë ndodh.
Domethënë, imoraliteti i njeriut , unë nuk jam dakord shumë për atë fjalën tradhti se më kujton kështu pak ato të komunizmit edhe që është keqpërdorur kjo fjalë.
Por janë njerëz imoral që besoj e shfaqin veten në një moment të caktuar, aq më tepër kur vjen për një karrige, për një post që i bie që je shitur, je shitur dhe nuk është çështje mendimi, nuk është çështje bindje, nuk është çështje ideje apo ideali, por është thjesht një interes i pastër ekonomik.
Dhe të vjen dhe turp t'i dëgjosh se ka qenë, shiko, se kemi folur njëherë bashkë dhe për Endri Shabanin.
E pe më vonë që u bë avokat i popullit edhe e parashikova te emisioni jot, thashë ky do marrë një post, o do do e vënë kandidat për kryetar bashkie, o diçka tjetër.
Domethënë edhe unë si me Endri Shabanin, si me Dash Sulën, kam pasur dhe një pre-eksperiencë përpara se të kem këto reagime.
Pra i kam dhe edhe personal duke pasur të bëj , në një farë mënyre dhe vetë personalisht dhe po, është e turpshme, e nuk e di pse në Shqipëri ndodhin gjëra të tilla".
© SYRI.net