Pas zhvillimeve të fundit dhe tensioneve në protestën e 10 shkurtit, ironia ka nisur të zërë vend në rrjetet sociale dhe në debatet publike.
Në një reagim ironik, Ylli Dylgjeri shkruan se:
‘Unë, të jem në vend të Belind Këlliçit, bëj një kallxim në SPAK:
Edhe unë jam i plagosur në Protestën e 10-të shkurtit nga Policia!’
Deklarata ironike, vjen pasi policia në mëngjes deklaroi se, kishte proceduar penalisht deputetin Belind Këlliçi për protestën e djeshme, 10 shkurtit, por në fakt deputeti i PD-së ndodhet në SHBA.
© SYRI.net