Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, a do të japë Edi Rama dorëheqjen?

FOTO/ Karlo Bollino përgënjeshtron veten me dron brenda 1 ore

FOTO/ Karlo Bollino përgënjeshtron veten me dron brenda 1 ore

18:13, 11/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përpjekja e botuesit italo-shqiptar Karlo Bollino për të minimizuar pjesëmarrjen në protestën e opozitës i është kthyer në një përgënjeshtrim të vetes.

Gjatë tubimit të mbrëmjes së 10 shkurtit në Tiranë, media e drejtuar prej tij kanë rënë në kontradiktë me veten, duke publikuar pamje që fshijnë narrativën e tyre fillestare brenda pak minutash.

Sipas vëzhgimit të bërë, skema e propagandës u zbërthye përmes vetë pamjeve të dronit të Karlos.

Në fillim të protestës, media e Bollinos publikoi pamje nga ajri ku sheshi dukej i boshatisur.

Image

Droni i ngritur qëllimisht shumë më herët se orari zyrtar i mbledhjes së protestuesve, për të krijuar imazhin e një dështimi të opozitës, në fakt ka sjellë dështimin e Karlos.

Vetëm një orë më vonë, në përpjekje për të pasqyruar ‘tensionet’ dhe përplasjet tek Kryeministrisë, e njëjta media u detyrua të nxirrte pamje të reja.

Duke dashur të dramatizojë situatën dhe të tregojë ‘sulmet’ ndaj godinës qeveritare, droni i Bollinos këtë herë ka shfaqur sheshin si dëshmitar, i cili ishte i mbushur plot me njerëz.

Image

Ky ndryshim drastik i pamjeve brenda 60 minutave tregon qartë dështimin e strategjisë për të manipuluar shifrat e pjesëmarrjes, siç edhe ndodh zakonisht me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco