Anila Bishës i mbaroi kontrata me qeverinë/ Irena Beqiraj: T’i verë Diellës fytyrën e Belindës

Anila Bishës i mbaroi kontrata me qeverinë/ Irena Beqiraj: T’i verë Diellës fytyrën e Belindës

17:31, 11/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Irena Beqiraj, Ish-zëvendësministrja e qeverisë së Edi Ramës, ka ironizuar zhvillimet mbi imazhin publik të Diellës, të marrë nga aktorja Anila Bisha, pas kontratës së mbaruar, të njoftuar nga kjo e fundit.

‘E vetmja gjë interesante që kishte Diella ishte imazhi i aktores Anila Bisha , kontrata e të cilës ka përfunduar. Por qeveria e ka një zgjidhje ..... Tani mund të përdor pa lekë imazhin e zv/kryeministres së pezulluar’, shkruan Beqiraj në Facebook.

Postimi i plotë:

E vetmja gjë interesante që kishte Diella ishte imazhi i aktores Anila Bisha , kontrata e të cilës ka përfunduar.

Por qeveria e ka një zgjidhje ..... Tani mund të përdor pa lekë imazhin e zv/kryeministres së pezulluar.

Rama zbut ca dertet  e mungesës së të pa zëvendësueshmes në qeveri,  edhe më në fund  imazhi i Diellës përputhet me qëllimin:

"Ekzistoj jo për të luftuar korrupsionin por për ta përqendruar atë!"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco