'Betejë për interes kombëtar, opozita nuk ndalet'/ Balliu: Policia dhunë kriminale, urdhër direkt për të goditur protestuesit

17:05, 11/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka deklaruar se protesta e opozitës i ka dërguar një mesazh të qartë qeverisë se "loja ka mbaruar".

Në një intervistë për SYRI TV, të dhënë nga Mynihu, ku merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, Balliu akuzoi policinë për dhunë "të turpshme dhe kriminale" ndaj protestuesve dhe lëshoi akuza të rënda historike ndaj Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si "një parti që ka lindur për të vrarë".

Sipas deputetit demokrat, protesta ishte një sinjal se opozita dhe qytetarët nuk do të tërhiqen derisa të arrihet një "qëllim kombëtar". Ky qëllim, sipas tij, është rikthimi i vendit në stabilitet, ku qeveria jep llogari dhe institucionet funksionojnë në shërbim të qytetarëve, jo për të shpëtuar individë të caktuar. Ai theksoi se beteja nuk bëhet për interes politik, por për një Shqipëri normale, ku "kartelet dhe krimi i organizuar nuk caktojnë se kush merr tenderat" dhe ku ka koordinatorë për luftën ndaj krimit, jo për krimin. 

Duke folur për dhunën në protestë, Balliu, i cili vetë pati vështirësi nga gazi lotsjellës, pretendoi se veprimet e policisë ishin pasojë e një "urdhri direkt" për të dhunuar këdo që dilte përpara.

Balliu:

Tani jam pak më mirë. Të gjithë ishin në momente vështirësie, sepse të kapur nga paniku, kriminelët e Prodës nuk po dinin më ç'bënin dhe të sulmonin përpara, pas një urdhëri që vjen direkte nga Sokol Bishga dhe Ilir Proda, për të dhunuar çdo njeri që i del përpara dhe ishte, ishin akte të turpshme dhe kriminale, ato që ne kemi parë ditën e djeshme, qoftë ndaj qytetarëve, se hajde, ne deputetët do e gjejmë zgjidhjen, por qytetarëve, ato akte janë të pajustifikueshme, janë dhe pa diskutim që do të mbahet përgjegjësi për ato akte.

Për ata qytetarë, mesazhi ishte që ne nuk tërhiqemi dhe jemi besnikë të fjalës tonë, ndaj në atë protestë vinin në mirëbesim dhe vinin tek një protestë e sinqertë. Dhe mesazhi ndaj atyre qytetarëve të cilët nuk ishin dje aty, ishte thjesht dhe vetëm që ne jemi këtu. Dhe do të vazhdojmë këtu derisa të arrijmë një qëllim të përbashkët, jo për interes politik, por për një interes kombëtar, që është rikthimi i vendit në stabilitet, ku qeveria jep llogari, ku institucionet funksionojnë në shërbim të qytetarëve, dhe jo ku një qeveri e tërë, një shtet i tërë merret me shpëtimin e Belinda Ballukut se po të arrestohet ajo, arrestohet Edi Rama.

Të kthejmë vendin në normalitet, ku kartelet dhe krimi i organizuar nuk caktojnë se kush merr tendera, siç ndodhi në rastin e AKSH-it. Të kthehemi në një vend normal ku nuk ka koordinator për krimin e organizuar, po kur ka koordinator për luftë ndaj krimit të organizuar. Dhe ne këtë garantojmë dhe do të jemi besnikë të kësaj beteje deri në fund. Mendoj që protesta e djeshme, që ndryshmëria, përballja frontale e opozitës dhe e shumë qytetarëve të cilët nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike, por që ishin atje në mbështetje, tregon që kjo është një vrull i nisur që nuk do të ndalet dhe që kjo opozitë nuk do ta ndalë, do t'i qëndrojë besnike kësaj kauze.

Qeveria e ka marrë mesazhin, është game over, nuk ka lojëra më, për ne kjo është një betejë deri në pikën e fundit. Pa diskutim, ata do të mundohen të bëjnë gjithçka. Kanë angazhuar të gjithë analistët e tyre të pavarur të sulmojnë qeverinë, të sulmojnë opozitën, të sulmojnë protestën. Dëgjoja madje që kanë arritur tanimë deri në ofendime ndaj opozitës. Kam parë një Hila, se nuk ia di mirë emrin, që ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ky është ai që kur ra avioni i Divjakës, thoshte që nuk kishte drogë atje, ishin vetëm disa guriçka. Dhe pastaj ra rrota e avionit, aty ku kishte guriçka ky. Dhe sot ai dilte dhe shfrynte, ju vini për paçe, për të ngrënë një copë bukë, duke i quajtur pabukësa, me një gjuhë të tmerrshme. Kuptohet, është frika që kanë ata nga ndryshimi që po vjen. Kishin nxjerrë disa pseudo-analistë të tjerë, disa hajdutë të tjerë, të sulmonin qytetarët që protestonin dhe na shisnin merakun për policinë.

Tashi këtu do të dua të ndalem pak. E para, një sqarim publik. Se ka pasur dhe një deklaratë të Edi Ramës në lidhje me Partinë Demokratike. Për gjithë qytetarët që na ndjekin. Partia Socialiste është një parti që ka lindur për të vrarë. Është lindur në '44-ën, me qëllim për të vrarë, nga Popoviçi, nga të gjithë serbofilët, nga Jugosllavia për të vrarë shqiptarë. Dhe për 45 vite vranë shqiptarë. Më pas ranë nga qeveria, falë revoltës së qytetarëve, falë Partisë Demokratike, dhe në '97-ën u kthyen në pushtet prapë duke vrarë. Me një revoltë kriminelësh, që u udhëhoqej nga Zan Çaushi, një vrasës i tmerrshëm, dhe me këta vrasës erdhën në pushtet duke vrarë qytetarë anë e mbanë vendit. Në '98-ën, armët që mblodhën në '97-ën, kriminelët që mblodhën në '97-ën, i futën në parlament dhe është e vetmja parti...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco