Protesta të fuqishme kanë shpërthyer në disa qytete amerikane si Minnesota dhe Los Anxhelos kundër agjencisë federale të emigracionit, ICE. Megjithatë, një analizë e shifrave historike të deportimeve ngre pikëpyetje të mëdha mbi natyrën e këtyre protestave, duke zbuluar një paradoks të habitshëm: asnjëherë më parë nuk është protestuar përkundër shifrave shumë më të larta të dëbimeve.
Gazetari Beqir Sina, i ftuar në emisionin ‘Syri i Botës’ në Syri Tv nën moderimin e Dori Dakës, shprehet se agjencia ICE u krijua pas sulmeve të 11 shtatorit 200, si pjesë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, me qëllim zbatimin e ligjeve të emigracionit dhe forcimin e sigurisë kufitare. Roli i saj kryesor përfshin hetimin, arrestimin dhe deportimin e personave pa dokumente.
E megjithatë, vala aktuale e protestave vjen në një kohë kur shifrat e deportimeve janë ndjeshëm më të ulëta se në të kaluarën. Të dhënat tregojnë një realitet befasues, thekson gazetari Sina: gjatë administratës së Bill Clinton u deportuan 12.5 milionë persona pa asnjë protestë publike. Nën presidencën e George W. Bush, numri arriti në 10 milionë, sërish në heshtje. Edhe gjatë mandatit të Barack Obamës, kur u dëbuan 5.2 milionë emigrantë, nuk pati reagime të tilla masive. Madje, edhe gjatë administratës Biden, janë regjistruar 7 milionë deportime pa shkaktuar trazira të ngjashme.
Në kontrast të thellë, 1.2 milionë deportimet e kryera gjatë vitit të fundit kanë ndezur protesta të fuqishme në mbarë vendin. Ky fakt sugjeron se shkaku i vërtetë i pakënaqësisë nuk lidhet drejtpërdrejt me numrin e të dëbuarve, por me një “ndryshim strategjie” në arenën politike dhe mediatike.
Konteksti politik është thelbësor për të kuptuar këtë fenomen. Ndalimi i emigracionit të paligjshëm ishte një nga shtyllat kryesore të fushatës së Donald Trump, i cili mori masa të forta për këtë çështje. Nga ana tjetër, politikat e administratës Biden janë përshkruar si politika të “kufijve të hapur”, të cilat, sipas Sinës, çuan në një fluks masiv emigrantësh nga Amerika Latine.
Përplasja mes këtyre dy vizioneve politike dhe mobilizimi i tanishëm publik tregojnë se debati mbi emigracionin dhe veprimet e ICE-it është më i politizuar se kurrë.
Duhet ta fillojmë për të hyrë në thellësi dhe në detaje të kësaj që po ndodh, këtij fenomeni që po ndodh këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të hyjmë asaj se çfarë është ICE-i. ICE-i, kjo është ajo e rëndësishmja dhe për të kuptuar dhe rrjedhshmërinë e të gjithë asaj çka po ndodh deri tani. ICE-i me kontekstin e atyre çfarë kemi mësuar, shikohet si një agjenci federale që merret nga, që merret me emigracionin dhe doganat. ICE-i është një ide që sipas ekspertëve ishte pjesë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e krijuar pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, për të forcuar sigurinë kufitare patjetër. Dhe roli kryesor ka qenë zbatimi i ligjeve të emigracionit duke përfshirë hetimet, arrestimet dhe deportimet e personave pa dokumente. Por këtu, duke u nisur pra nga kjo hyrje që i bëra ICE-it dhe për të hyrë në detajet e saj, duhet të, duhet të kuptojmë dhe të shohim më mirë ato fenomenet që kanë ndodhur gjatë, gjatë kësaj periudhe, pra prej krijimit të saj. Dhe deri tani, si pjesë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ka ndodhur shumë ndryshime lidhur me këtë. Këtu kemi të bëjmë me atë që si ka proceduar kjo çështje, që arriti deri aty sa me eskalim, ose në ngritjen e ndjenjave të një pjese të popullsisë së këtyre shteteve që janë ngritur.
Lidhur me ato premtimet që bëri presidenti Donald Trump me ardhjen e tij në pushtet, fitoren e vitit të kaluar, e cila siç dihet ishte një nga pikat kryesore ishte edhe çështja e emigracionit pra. Këtu do të përmend atë se në administratën e Clinton-it kemi 12.5 milionë të larguar. Dhe asnjë protestë. Kemi presidencën e Bushit, 10 milionë të larguar, asnjë protestë. Kemi, largimet që ka bërë, deportimet që ka bërë Obama 5.2 milionë, asnjë protestë. Kemi deportimet që ka bërë Biden 7 milionë të deportuar, asnjë protestë. Kemi tani për një vit 1.2 milionë të cilët janë deportuar deri tani dhe kemi dy protesta të fuqishme. Kemi protestat që janë zhvilluar në Los Anxhelos, kemi dhe protestat që po zhvillohen në Minneapolis. Pra, këtu kemi të bëjmë me atë se kemi një ndryshim të madh në strategjinë e këtyre fenomeneve që kanë ndodhur për largimin e të deportuarve.
Kemi atë strategjinë që ka ndjekur Donald Trumpi, në ato premtimet që dha kur erdhi, që do t'i kushtonte një rëndësi të madhe emigracionit dhe asaj pra që ka qenë dhe e fundit dhe më e rënda për emigracionin në Shtetet e Bashkuara në historinë e saj, ishte ajo e Bidenit, e kufijve të hapur, në të cilën kemi dhe atë dyndjen më të madhe të emigrantëve nga Amerika Latine, dhe jo vetëm dyndjen më të madhe, por kemi dhe dyndjen më të madhe të atyre që, siç ishte rasti i Venezuelës me ish të burgosurit ordiner, të cilët ishin njerëz që kishin kryer krime dhe afër 1 milion prej tyre dalin nga burgjet e Venezuelës dhe vijnë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në periudhën e Bidenit. Por ku qëndron ndryshimi pra, patëm një numër më të madh të të deportuarve, por asnjë protestë. Kjo, këtu kemi të bëjmë me atë strategjinë që ndoqën administratat...
© SYRI.net