Çela: Sot çdo shqiptar duhet të jetë në shesh, kjo qeveri të jep arsye çdo ditë për të protestuar

12:57, 24/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-kryetari i PD-së Pogradec, Genti Çela, në një intervistë për Syri TV me gazetarin Arnold Kariqi, theksoi se qytetarët shqiptarë kanë arsye të forta për të protestuar çdo ditë kundër qeverisjes aktuale.

Sipas tij, qeveria e Edi Ramës ka shkatërruar besimin në institucionet shtetërore, shoqërinë civile, sindikatat dhe median, duke i kthyer ato në instrumente të pushtetit. Çela nënvizoi se Partia Demokratike merr mbi vete detyrën e përfaqësimit të qytetarëve, duke luftuar korrupsionin, vjedhjet dhe grabitjen që ndodhin çdo ditë, dhe bëri thirrje që sot, në orën 17:00, çdo shqiptar të jetë në shesh për të demonstruar kundër keqqeverisjes.

Genti Çela: Atëherë, e sigurt është që përgjigjet pse duhet sot shqiptarët të protestojnë, vazhdimisht shtohen. Vazhdimisht kjo qeveri të jep çdo ditë arsye për të protestuar, arsye për t'u revoltuar, arsye madhore për të dalluar të bardhën nga e zeza, të mirën nga e keqja dhe sigurisht që kush nuk dallon të keqen, fatkeqësisht bëhet e keqja vetë. Dhe mbi të gjitha, për të refuzuar një lloj normaliteti për çka i ndodh Shqipërisë sot dhe që fatkeqësisht Shqipëria vidhet, grabitet, boshatiset dita-ditës për shkak të kësaj keqqeverisjeje, për shkak të këtij diktatori i cili prej 25 vitesh është në pushtet, dhe jo thjesht si kryeministër, por si kryetar i bashkisë më të madhe të Shqipërisë dhe në mandatin e katërt sot, i cili ka përgjysmuar banorët, pothuajse banorët e Shqipërisë.

Ku gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike për herë të parë në historinë e vendit, numri i popullatës është rritur, shqiptarët kanë vendosur të kthehen nga një emigrim të cilën e kanë parë vazhdimisht si të përkohshëm dhe që sot të gjithë e dimë që të gjithë jemi duke parë mundësitë për t'u larguar, por që dikush duhet të qëndrojë, dikush duhet të luftojë dhe këtë ka zgjedhur të bëjë Partia Demokratike, këtë kanë zgjedhur të bëjnë opozitarët, këtë kanë zgjedhur të bëjë ajo parti që në fakt ka pasur në zgjedhjet e fundit programin më të mirë dhe që fatkeqësisht nuk është lejuar të kemi një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme prej kur zoti Rama është në pushtet. Në fakt, Partia Demokratike ka një detyrë përtej politikës, përtej detyrës së një partie në një shtet normal. Ka detyrën të përfaqësojë të gjithë shqiptarët të cilët të gjithë së bashku jemi duke u vjedhur.

Është duke bërë rolin e OJQ-ve, të cilat mungojnë dhe të cilat do duhet të ishin gjithashtu në shesh duke protestuar. Është duke bërë rolin e sindikatave, të cilat do të duhet të ishin të pavarura, por që një kryeministër i cili korrupton edhe agjentët më të lartë të FBI-t, sigurisht që ka mundur të fusë në xhepin e pushtetit edhe sindikatat, edhe shoqërinë civile, e cila dikur ka funksionuar për hir të së vërtetës, por sot...

Kryesisht shoqëria shqiptare është larguar. Kanë ikur 1 milion e 100 mijë shqiptarë përgjatë 12 viteve të qeverisjes së zotit Rama. Por strukturat, instrumentat e demokracisë sigurisht që janë edhe shoqëria civile, e cila është distancuar nga partitë politike, sigurisht që janë sindikatat dhe sigurisht që është edhe media gjithashtu. Të gjitha këto instrumenta në Shqipëri nuk funksionojnë më për një arsye të gjithë që ne e dimë, e kuptojmë, janë korruptuar. Ata që dikur i shiteshin shqiptarëve si të pavarur, si pjesë e një shoqërie civile, sot i kemi pjesë të strukturave të Partisë Socialiste, i kemi në parlament si pjesë e listës së saj së bashku me atë grup të dënuarish për vepra të ndryshme penale të cilat nuk është ndoshta momenti t'ju rikthehemi por që sigurisht duhen thënë, dhe u janë shitur shqiptarëve vazhdimisht si njerëz të pavarur të cilët thonë mendimin e tyre, por që gjithmonë godasin opozitën.

Partia Demokratike është gati dhe është duke e bërë këtë detyrë, të përfaqësojë dhe këtë shoqëri civile të munguar, dhe këto sindikata dhe median, të cilën duhet ta pranojmë që nuk është në lartësinë e vetes dhe nuk është në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve, të cilët do të duhet të demaskojnë korrupsionin, vjedhjen, grabitjen, zhvatjen që u ndodh çdo ditë shqiptarëve. Dhe sot, në fakt, unë dua të them edhe diçka që në fakt ndoshta kalon pa u vënë re. Shqiptarët dita-ditës protestojnë. Unë shoh protesta në Durrës të vetë qytetarëve, shoh protesta në Vlorë, shoh protesta në Pogradec dhe kudo ku nuk, a janë të kënaqshme, a janë në pritshmëritë që do të duhej të kishim. Për mua sot çdo shqiptar do të duhej të ishte në shesh. Megjithëse kam pritshmëri të larta për protestën e sotme në orën 17:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco