Kryetari i Partisë Demokratike gjatë një reagimi në sallën e Kuvendit i ka dhënë përgjigj deklarate të Taulant Ballës.
Ai ka publikuar mesazhet e drejtuesit të lartë të rilindjes me bandat kriminale.
“Krimi kërkonte lista deputetësh dhe garanci votash, Tao i garantonte”, tha kreu demokrat.
Berisha: Në datën 20.02.2020, Target, ose Mario Çela, me të cilin, parafolësi që duhet të ishte sot i dënuar të paktën 40 vite për vrasjet që ka porositur me dokumente, informon PIN-in. Se kishin rënë dakord mes tyre që të mos kërkonin Taos, këtij këtu... të mos i kërkonin... dëgjojeni... bandës. Asnjë tender publik, se ky merret me tendera... asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin. Ky mesazh iu përcoll Taos. Dhe i dhanë afat gjer në dhjetor. Dëgjojeni! Është krahu i kartelit të Çelës. Tao iu përgjigj kësaj. E garanton... a garantoni që të gjitha ata njerëz që do të votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që donin nga burgu? Dëgjojeni! Dëgjoni çfarë krimineli është. Ja ku e ka vendin ky. Prisni. Përgjigja ishte: Po! Ne e garantojmë këtë.
© SYRI.net