SYRI TV/ Seanca në GJK, SPAK: Balluku cënoi hetimet pas rikthimit në detyrë

15:46, 22/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata Kushtetuese ka mbajtur sot seancën e hapur për të shqyrtuar kushtetutshmërinë për pezullimin nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku. Përfaqësuesit e Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës ishin në të njëjtën linjë në mbrojtje të Ballukut. Ndërkaq përfaqësuesi i SPAK, teksa hodhi poshtë këto pretendime, deklaroi se me rikthimin në detyrë zv. kryeministrja Belinda Balluku ka ndikuar në procesin hetimor që po zhvillohet në ngarkim të saj. Ndërkaq edhe përfaqësuesi i kryeministrisë konfirmoi që gjatë kësaj periudhe Balluku ka ndërmarrë 50 akte administrative.

Syri tv

Në gjykatën kushtetuese u zhvillua këtë të enjte seanca për shqyrtimin në themel të kërkesës së gjykatës së posaçme për pezullimin nga detyra të Zv. Kryeministres Belinda Balluku. Në qëndrimet e tyre, kryeministria, kuvendi dhe presidenca dukej se përputheshin në shpjegimin që i bënin situatës, ndryshe nga SPAK.

Në pyetjet e drejtuara për palët nga gjykatësit e kushtetueses doli në pah aktiviteti i zv/kryeministres që prej momentit të shfuqizimit të pezullimit dhe efekti që ka pasur në hetimet në emër të saj.

Belinda Balluku po hetohet për abuzim me të paktën 12 procedura prokurimi për ndërtim rrugësh, ku përfshihet Tuneli i Llogarasë, 7 lote të Unazës së Madhe të Tiranës, autostrada Thumanë-Kashar, rruga e Porto Romanos etj. Vlera e këtyre projekteve tejkalon 1 miliardë euro investime, ndërsa ka dyshime të forta se të gjitha procedurat janë afera korruptive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco