Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur sulmit të deputeti dhe njëherazi kreut të partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj, pasi ku i fundit, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, u shpreh se mos-publikimi i fakteve në dosjen prej 16 mijë faqesh të hetuar nga SPAK për Belinda Ballukun, mban kryeministrin Edi Rama në pushtet.
‘Ka një kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, që provat që janë vënë në dispozicion deputetëve, do duhet të mbahen sekret, sepse ndryshe ndihmohet Edi Rama dhe Belinda Balluku, sepse dëmtohen hetimet, thotë Prokuroria e Posaçme’, u shpreh Bardhi në replikën e tij më Shehajn.
Bardhi: Nuk do dilja asnjëherë mbi institucionet e reja të drejtësisë, nuk do t'ia lejoja kurrë vetes që të bëja një akt që bie ndesh me drejtësinë. Ka një kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, që provat që janë vënë në dispozicion deputetëve, do duhet të mbahen sekret, sepse ndryshe ndihmohet Edi Rama dhe Belinda Balluku, sepse dëmtohen hetimet, thotë Prokuroria e Posaçme. Dhe sa kohë jam betuar mbi këtë kushtetutë, që nënkupton edhe mbrojtjen e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, nuk do t'ia lejoja kurrë vetes të ndërmerrja një akt kundër institucioneve të drejtësisë. Kërkesa e tyre dhe deputetët janë të detyruar ta zbatojnë. Thjesht, ji i sigurt që nëse Edi Rama do rrëzohej nga ato 16 mijë faqe që i paskemi ne dhe i mbakemi, do ishte rrëzuar që para një muaji kur ne i morëm në dorëzim. Po kjo është thjesht dhe vetëm një e pavërtetë dhe propagandë kundër deputetëve të opozitës, që unë besoj nuk nderon asnjë koleg, që në mëngjes bërtet për të mbrojtur drejtësinë dhe në darkë...
© SYRI.net