Rama mungon në mbledhjen themeluese të Bordit të Paqes/ Trump: Ka 2-3 lider në këtë grup që nuk i duroj dot, por…

11:54, 22/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këtë të enjte, Presidenti i 47-të i SHBA, Donald Trump po mban fjalimin në Forumin Ekonomik në Davos, në mbledhjen themeluese të Bordit të Paqes, duke e vlerësuar maksimalisht këtë inisiativë që sipas tij është një nga mekanizmat dhe instrumentet më të rëndësishme të cilat janë krijuar.

Ai nuk i ka kursyer batutat, kur tha se liderët e ftuar për të qenë pjesë e këtij grupit i pëlqen të gjithë, megjithatë janë 2 ose 3 prej tyre që nuk i duron fare.

Pjesë e panelit, duke firmosur dhe marrëveshjen në prani të Presidentit të ShBA, Donald Trump, ishte Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë, i cili e propagandoi me të madhe se kishte marrë ftesë me emër nominal nga presidenti Trump, për të qënë shtet përfaqësues në Bordin e Paqes, sot nuk ishte ftuar në mbledhjen themeluese në Davos,

Trump: Putin më ka thënë se nuk do ta kishte nisur kurrë luftën nëse unë do të isha president i SHBA.

Bordi i Paqes është një nga mekanizmat dhe instrumentet më të rëndësishme të cilat janë krijuar.

Thuajse çdo vend dëshiron që të jetë pjesë e këtij grupi. Kam dërguar ftesa dhe liderit e këtyre shteteve janë në Davos.

Janë disa që i pëlqej disa jo, por në këtë grup i pëlqej të gjithë përveç 2-3 që nuk i duroj dot.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco