Berisha: Procedura e përshpejtuar, përpjekje e Ramës për të mbuluar grushtin e shtetit për mbrojtjen e Lubi Ballukut

10:57, 22/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Votimi në Kuvend me procedurë të përshpejtuar pë ratifikimin e marrëveshjes së ‘Bortit të Paqes’ për Gazën, ku është ftuar edhe shtetit shqiptar, lideri i opozitës, Sali Berisha e konsideron një përpjekje të kreut të qeverisë, Edi Rama për të mbuluar atë që e cilëson një ‘grusht shteti’ mbi mbrojtjen që po i bën zëvendëses së tij, Belinda Balluku.

Në deklaratën për mediat pas votimit në Kuvend, Berisha tha se procedura e ndjekur, është një akt që shkel në mënyrë flagrante nenet e Kushtetutës.

‘Në këtë kontekst, arsyet e kësaj që ndodhi janë të shumta, por para së gjithash është grushti i shtetit që po konsumon Edi Rama me Gjykatën Kushtetuese, e cila sot për turpin e saj vendos për të shtyrë më tej mbrojtjen e Lubi Ballukut dhe zhvlerësuar kërkesën e prokurorisë speciale për pezullimin dhe arrestimin e saj’, u shpreh Berisha.

Një sqarim, kjo që shihni ju nuk është procedura e përshpejtuar.

Kjo që shihni këtu është një akt që shkel në mënyrë flagrante nenet e Kushtetutës, që përcaktojnë afatin e një procedure të përshpejtuar që nuk mund të jetë kurrë më e shkurtër se sa një javë.

Këta nuk kanë Kushtetutë, nuk kanë ligj, nuk kanë moral.

Edhe njëherë, kjo nuk është procedura e përshpejtuar.

Për çdo shqiptar, duhet ta ketë të qartë se procedura e përshpejtuar e këtij parlamenti është e përcaktuar me nene kushtetuese, të cilat e ndalojnë zhvillimin e saj më shpejt se një javë nga iniciativa.

Në këtë kontekst, arsyet e kësaj që ndodhi janë të shumta, por para së gjithash është grushti i shtetit që po konsumon Edi Rama me Gjykatën Kushtetuese, e cila sot për turpin e saj vendos për të shtyrë më tej mbrojtjen e Lubi Ballukut dhe zhvlerësuar kërkesën e prokurorisë speciale për pezullimin dhe arrestimin e saj.

Pra, kemi të bëjmë me një akt kuverturë për grushtin e shtetit që po bën Edi Rama në mbrojtjen e vetes së tij de facto.

Qytetarët duhet ta dinë se në tre rreshta të dosjes së Lubisë, dy janë për Edi Ramën.

Qytetarët duhet ta dinë se në dëshmitë e Gerond Meçes dhe të tjerë, në tre rreshta për Mirlindën e AKSHI-t, dy janë për Lindën e Surrelit, Lindën e kunatit të florinjtë.

Kunati i florinjtë është Armand Frangu, që merrte qindra milionë euro nga AKSHI edhe në kushte të rrëmbimit të rivalëve të tij në tendera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco