Blushi thirrje proteste: Hajdutët nëpër zyra dhe shtëpi, opozita në burg, ti shporrim

Blushi thirrje proteste: Hajdutët nëpër zyra dhe shtëpi, opozita në burg, ti shporrim

21:01, 21/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, deputeti Tedi Blushi ka kërkuar nga qytetarët që në datën 24 janar ti bashkohen protestës së opozitës, për të shporrur bandën në pushtet.

Mesazhi i Tedi Blushit:

Belinda Balluku, me ‘Tunelin e Llogarasë’ dhe dhjetëra prova të korrupsionit të saj qindra milion euro, nuk preket, por vazhdon dhe bën tendera të tjerë dhjetëra milion euro.

Kuvendi është kthyer në mburojë të hajduteve dhe garantues i pandëshkueshmërisë së Ballukut duke i lënë imunitet për të vijuar vjedhjet, prishur provat dhe intimiduar dëshmitarët.

Taulant Tusha, pjesë e bandës 5D dhe i dënuar për aferën e inceneratorit fantazmë të Tiranës, lirohet sot nga burgu.

Ndërsa Ilir Meta, pa asnjë fakt dhe pa asnjë prova penale, me zero qindarkë dhe pasuri të paligjshme, i rrëmbyer në mënyrë mafioze nga Narkoshteti, vijon të mbahet në mënyrë kriminale në burg.

Ky është Narkoshtet mafioz, me drejtësi të komanduar dhe me regji, qe përdoret nga pushteti si kamikaz politik vetëm kundër opozitës.

Më 24 janar, ora 17:00, të gjithë në Tiranë, para Kryeministrisë, në protestë kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin.

Kjo bandë duhet shkërmoqur nën këmbët e sovranit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco