'Dështimi i shtetit paralizon shëndetësinë', Xhixho:Alarmante, mijëra pacientë pa ilaçe nga rënia e E-Albania-s

'Dështimi i shtetit paralizon shëndetësinë', Xhixho:Alarmante, mijëra pacientë pa ilaçe nga rënia e E-Albania-s

19:07, 21/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një postim në rrjete sociale, Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë,  Erisa Xhixho u shpreh se rënia e e-Albania-s dhe e sistemeve shtetërore ka lënë mijëra pacientë pa ilaçe, duke treguar se ky nuk është thjesht një problem teknik, por një dështim i rëndë i shtetit.

Sipas saj, pacientët kanë kodet nga mjekët, por recetat nuk ekzekutohen në farmaci sepse sistemi nuk hapet, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e sëmurëve kronikë dhe duke krijuar pasoja të parikuperueshme për pacientët me kancer. Për moshat e treta, kjo situatë përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën. Xhixho thekson se ky dështim vjen pas një serie problemesh të ngjashme, si ai i dy ditëve më parë në QSUT, ku spitali u zhyt në errësirë.

Xhixho theksoi se, kryeministri mund të flasë për “shtet digjital” dhe miliona euro mund të përfundojnë tek grupet kriminale të AKSHI-t, por një rënie e thjeshtë e një sistemi tregon se shëndetësia mbetet e paralizuar dhe jeta e qytetarëve të pambrojtur. “Shëndeti nuk është aplikacion,” nënvizon Xhixho

Postimi:

Me mijëra pacientë kanë mbetur pa ilaçe nga rënia e e-Albania-s dhe sistemeve shtetërore. Ky nuk është problem teknik, por dështim i rëndë i shtetit.

Pacientët kanë kodet nga mjekët, por recetat nuk ekzekutohen në farmaci sepse sistemi nuk hapet.

Për të sëmurët kronikë, ndërprerja e trajtimit është rrezik serioz.

Për pacientët me kancer, çdo ditë pa terapi mund të ketë pasoja të parikuperueshme.

Për moshat e treta, kjo situatë është kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën.

Është i njëjti dështim me atë të dy ditëve më parë në QSUT, e cila u zhyt në errësirë dhe kaos për më shumë se një orë, duke vënë në rrezik jetën e pacientëve, në alarm familjarët dhe nën presion stafin mjekësor. 

Kryeministri flet “shtet digjital”, miliona euro kanë përfunduar në duart e grupit kriminal të AKSHI-t, por mjafton rënia e një sistemi që shëndetësia të paralizohet dhe qytetarët të mbeten pa mjekim.

Shëndeti nuk është aplikacion. Jeta e njerëzve nuk mund të varet nga propaganda dhe dështimet e një shteti që nuk mban përgjegjësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco