‘Ftesa qenka për Shqipërinë, jo për Ramën’, Vasili: Hajvanëria mediatike rilindase shqeu fytin

‘Ftesa qenka për Shqipërinë, jo për Ramën’, Vasili: Hajvanëria mediatike rilindase shqeu fytin

18:45, 21/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar kërkesën e grupit parlamentar të PS, lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e  Paqes për Gazën, një nismë e ndërmarrë nga udhëheqësi amerikan, Donald Trump për të gjithë liderët botërorë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili i jep fund dilemës, nëse ftesa e Trump ishte për Ramën apo për Shqipërinë, për të cilën thotë se ajo i është drejtuar vetë shtetit, ndërsa shton se tashmë mori fund estrada fshatareske mediatike.

‘E gjithë hajvanëria mediatike rilindase shqeu fytin për t’i mbushur mendjen njerëzve se ftesa e Trumpit për Bordin e Paqes ishte personale për Ramën’, shkruan Vasili, duke shuar zërat se tashmë me kalimin e saj në Kuvend, ratifikohet pjesëmarrja e shtetit shqiptar për t’u përfaqësuar në Bordin e Paqes dhe jo e Ramës, siç e shitën mediat, theksoi ish ligjvënësi i PL.

‘E gjithë idioteria mediatike groposet e del për faqe të zezë, megjithëse lehu ditë të tëra për meritat e papara të liderit global e suprem, Edi Rama dhe katandiset thjeshtë në një estradë ordinere fshati’, përmbylli reagimin e tij Vasili.

Statusi

Ftesa qenka per Shqiperine, jo personale per Ramen, merr fund estrada fshatareske mediatike!!!

E gjithe hajvanëria mediatike rilindase shqeu fytin per ti mbushur mendjen njerezve se ftesa e Trumpit per Bordin e Paqes ishte personale per Ramen.

Ne se ftesa ishte personale per Ramen cfare kerkojne keta deputetet e rilindjes nga Kuvendi i Shqiperise per ratifikim?

Ratifikohet pjesmarrja e Shqiperise pra e Shtetit shqiptar dhe jo e individit Edi Rama.

Perralla idiote e fteses personale per te " lavdishmin" Edi Rama merr fund ketu.

E gjithe idioteria mediatike groposet e del per faqe te zeze megjithese lehu dite te tera per meritat e papara te liderit global e suprem Edi Rama dhe katandiset thjesht ne nje estrade ordinere fshati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco