'Shuplakat’ që Rama mori nga fjalimi i Trump/ Saraçi: Forcimi i shtetit, zgjedhje të lira dhe media e lirë, Shqipëria s’ka asnjërën

17:51, 21/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prania e Kryeministrit Edi Rama në Forumin Ekonomik të Davosit është shoqëruar me debate të shumta, lidhur me natyrën e ftesës dhe qëllimin e vizitës së tij.

I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, kryeredaktori Romir Saraçi u shpreh se kreu i qeverisë nuk ka pasur një ftesë nga tryeza qendrore apo protokollet zyrtare të organizatorëve, por prania e tij atje justifikohet përmes ftesave nga organizime të dorës së dytë brenda forumit.

Kjo lëvizje sipas Saraçit, mund të cilësohet thjesht si një përpjekje për propagandë të brendshme dhe një tentativë për të shitur idenë e një vlerësimi special nga Shtetet e Bashkuara apo Bordi i Paqes. Ajo që ka rënë në sy dhe që përbën një kontrast të fortë me realitetin shqiptar, ishte fjalimi i Presidentit Donald Trump, theksoi ndër të tjera Saraçi.

Gjatë fjalës së tij, Trump theksoi tre shtylla kryesore mbi të cilat duhet të ngrihet dhe funksionojë një shtet serioz: forcimi i kufijve, zgjedhjet e lira dhe media e lirë. Këto tri pika konsiderohen si thembra e Akilit për qeverisjen aktuale në Shqipëri.

Me shqetësim Saraçi vëren faktin se vendi ynë nuk plotëson asnjë nga këto tre kritere themelore të përmendura nga presidenti amerikan.

Përballë mungesës së zgjedhjeve të lira, problemeve me kufijtë dhe lirisë së medias, çdo tentativë për “PR” personal apo konsum të brendshëm politik nga Davos, konsiderohet e pavlerë dhe një trajtim "alla shqiptarçe" i zhvillimeve ndërkombëtare.

Kryeministri mund të ishte me ftesë të kujtdo tryeze apo organizimi brenda atij forumi, se Davosi duhet kuptuar që është një forum i madh ekonomik. Por sa i përket asaj tryezës qendrore, apo aktivitetit që ne pamë ditën e sotme, nuk kishte një ftesë nga ana e organizatorëve apo protokolleve zyrtare për Kryeministrin shqiptar, për të mbështetur pak a shumë, për të mbështetur më shumë atë propagandën e ditëve të fundit, siç e shikojmë, ka një vlerësim special nga ana e presidentit të SHBA-ve, dhe ndërkohë që në Davos do mblidhet tryeza e parë e bordit të paqes...

Pra kemi bërë dhe bëjmë gjithmonë një trajtim "alla shqiptarçe" të këtyre zhvillimeve të rëndësishme. Por ajo që duhet të marrim si mesazh, mua ajo që më tërhoqi vëmendjen, përtej interesave të Shteteve të Bashkuara, ishte një mini-pjesëz e fjalimit të Donald Trump, që i bëri thirrje vendeve të Europës, që për të parë tre shtylla kryesore për formimin e një shteti që ai kërkon tek shteti i vet: që janë forcimi i kufijve, pra i shtetit, zgjedhje të lira dhe media të lira.

Dhe mua për mua kjo ishte pjesa më e rëndësishme e atij fjalimi, që ne duhet ta marrim si shembull atë çfarë presidenti amerikan mendon për vendin e vet, edhe ne duhet ta shohim që është i prekshëm në realitetin shqiptar që nuk kemi asnjë nga këto tre elementë të rëndësishëm. Pastaj pjesa tjetër, ai vlerësimi personal për Edi Ramën, ato çfarë bën për konsum të brendshëm është... është e pavlerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco