Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë fjalën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku e nisi fjalimin duke deklaruar se nga SHBA ka sjellë “lajme fenomenale”, duke vënë theksin te performanca ekonomike dhe shifrat pozitive.
Gjatë fjalës së tij, Trump u shpreh se nuk dëshiron të ofendojë askënd, por shtoi se miq të tij që kthehen nga vende të Evropës i thonë se nuk e njohin më atë që po ndodh në këto shoqëri.
Ai ngriti shqetësime lidhur me, sipas tij, “migrimin masiv të pakontrolluar”, si edhe me deficitet rekord të buxhetit dhe tregtisë në disa vende. Trump deklaroi se pjesë të botës “po shkatërrohen para syve tanë”, ndërsa udhëheqësit, sipas tij, nuk po ndërmarrin veprime konkrete për ta përballuar situatën, pa dhënë megjithatë detaje të mëtejshme.
Në vijim, Trump iu referua kritikëve të tij, duke thënë se ekspertët kishin paralajmëruar se planet e tij ekonomike do të shkaktonin recesion dhe inflacion të lartë. “Ata pretenduan se do të sillnim një recesion dhe inflacion të madh, por ne i kemi vërtetuar se gaboheshin”, u shpreh ai.
Fjalimi i Trump në Davos po pritet me interes të madh, duke nxitur diskutime mbi ekonominë globale, migracionin dhe rolin e lidershipit politik në përballjen me sfidat aktuale.
© SYRI.net