Berisha: Rama nuk ia heq imunitetin Lubisë, do jenë qytetarët që do vendosin me revoltën e tyre

Berisha: Rama nuk ia heq imunitetin Lubisë, do jenë qytetarët që do vendosin me revoltën e tyre

13:31, 21/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh për gazetaren e Syri TV se kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos i heqë imunitetin deputetes Lubi Balluku. Ish-kryeministri theksoi se, për këtë arsye, janë qytetarët ata që do të përcaktojnë me revoltën e tyre, duke mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Marsi Korreshi: 4 ditë pas protestës, PS ka thirrur në 28 janar, Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut. A mendoni se pas ngrirjes së procedurave, maxhoranca do të shkojë drejt lëshimit të Ballukut?

Sali Berisha: Edi Rama ka vendosur të mos i heqë imunitetin Lubi Ballukut.
Edi Rama nuk i heq dot imunitetin Lubi Ballukut sepse është vetë.
Është Lubia me pantallona.
Është vetë.
Atëherë janë qytetarët që do përcaktojnë me revoltën e tyre, do mbrojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Por Edi Rama nuk e heq, qytetarët duhet ta kenë të qartë këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco