Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Nga Dori Daka

SYRI TV/ Zyrtare, Irena Gjoka e dënuar në Greqi, Prokuroria i dorëzon dokumentet KLGJ

15:50, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka përfunduar pas gati 2 vitesh verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka- Shpata-Maneku. Nga verifikimet konfirmohet se gjyqtarja Irena Gjoka, që gjykon dhe burgosi liderët e opozitës shqiptare është e dënuar me burg në Greqi dhe është dëbuar për falsifikim të pasaportës dhe vizës. Prokuroria i ka kaluar dosjen hetimore KLGJ-së që të kryej edhe procedurat për papajtueshmërinë e qëndrimit në detyrë. Ndërkaq SPAK ka refuzuar të jap informacion mbi hetimin, duke pohuar se janë ende në fazë paraprake.

Syri tv

Gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u përdorë për të burgosur liderët e opozitës nga Sali berisha, Ilir Meta e të tjerë konfirmohet edhe zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme se ka qenë e dënuar në Greqi dhe e dëbuar për falsifikim të pasaportës dhe vizës. Por edhe pse e dënuar, si dhe e shkarkuar nga KLD-ja e drejtuar nga Sali Berisha, Irena Gjoka nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit asnjë prej këtyre fakteve që e bëjnë të papërshtatshme për qëndrimin në detyrë dhe e ekspozojnë përballë konsumimit të veprës penale. Sot Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se Irena Gjoka, se dokumentet e publikuara në media dhe nga opozita për dënimin penal të Irena Gjokës, janë të vërteta dhe autentike.

Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme konfirmuan se ky organ, nuk ka kompetencë vendimmarrëse por referuar ligjit, i takon KLGJ të vendos mbi kushtet e ndalimit.  Pas këtij verifikim, Prokuroria e Përgjithshme, aktet e verifikimit  të Irena Gjokës në Greqi, ia ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Bashkë me vendimin autentik Prokuroria i ka përcjellë KLGJ edhe vendimin autentik të arkivimit të prokurorit grek për dënimin për shkak të mos ekzekutimit, pasi Irena Gjoka nuk ka shkuar më në shtetin grek për të ekzekutuar vendimin e dënimit. Tashmë KLGJ do duhet të veprojë, duke marrë një vendim për pezullimin dhe më pas shkarkimin e Irena GJokës nga detyra, e cila jo vetëm ka fshehur dënimin në Greqi, por rezulton gjithashtu se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit edhe shkarkimin nga detyra si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, në vitin 1996. 

Syri Televizion pyeti edhe SPAK në lidhje me hetimet për Irena Gjokën. Në një përgjigje, Prokuroria e Posaçme i tha gazetarit Fatjon Gjinaj, se çështja e Irena Gjokës është në fazën e hetimit paraprak, ndërsa nuk dha më shumë detaje për shkak se veprimet hetimore në këtë fazë përbëjnë sekret hetimor. Prej më shumë se dy vjetësh, lideri i opozitës Sali Berisha por edhe gazetarët, kanë publikuar dokumentet autentike, që vërtetojnë se Irena Gjoka është dënuar në datën 7 korrik të vitit 2005 me 3 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë nga Gjykata e Janinës për falsifikim dokumentesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco