Gjekmarkaj: Kryetari i Kuvendit ka zgjedhur dobësinë, opozita po mbron shtetin e së drejtës

11:27, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij në seancën e ankimimit të përjashtimit të deputetëve të Partisë Demokratike, tha se veprimet e kryetarit të Kuvendit tregojnë dobësi dhe mungesë të qartë guximi për të përballuar realitetin politik dhe detyrimet ligjore ndaj Kuvendit dhe qytetarëve.

Gjekmarkaj u shpreh se deputetët e opozitës po bëjnë atë që shumica aktuale nuk ka guxim ta bëjë: po luftojnë për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe po përpiqen të ruajnë integritetin e institucioneve, të cilat janë marrë peng nga korrupsioni dhe praktika të dëmshme të shumicës.

Ai theksoi se kjo mungesë guximi e kryetarit është një tregues i dobësisë së tij politike dhe institucional, duke theksuar se opozita po bën një betejë për një Kuvend demokratik, ndërsa shumica nuk po përballet me përgjegjësitë e saj.

Gjekmarkaj bëri një krahasim të fortë me periudhën e komunizmit, duke shprehur se Haxhi Lleshi ka qenë më tolerant me deputetët e tij se sa shumica aktuale përball deputetëve opozitarë.

Ai nënvizoi se deputetët e opozitës po mbrojnë një vend demokratik dhe shtetin e së drejtës, i cili sipas tij sot sulmohet dhe mbahet peng nga interesat e ngushta politike dhe korrupsioni, duke i dhënë mesazhin e qartë se opozita nuk do të tërhiqet nga kjo betejë.

Fjala e plotë:

Ju jeni në logjikën e kartonave dhe jo në logjikën e së drejtës. Kryetari i Kuvendit ka preferuar të shmanget. Kjo është tregues dobësie.

Deputetët e opozitës po bëjnë atë që ju nuk keni guxim ta bëni. Po bëjnë një betejë për një vend demokratik, që etërit e tyre e kanë marrë peng.

Po bëjnë betejë për shtetin e së drejtës, të cilin ju e sulmoni dhe e keni marrë peng me korrupsion. Haxhi Lleshi ka qenë më tolerant me deputetët e tij në komunizëm se sa bijtë e Haxhi Lleshit sot përball opozitës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco