Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

'Kontrollet në Call Center-in e një italiani'/ Kalaja: Hetimet e ‘Le Iene’ zbuluan një rrjet kriminal në Shqipëri

'Kontrollet në Call Center-in e një italiani'/ Kalaja: Hetimet e ‘Le Iene’ zbuluan një rrjet kriminal në Shqipëri

09:36, 17/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me operacionin e fundit të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) që u zhvillua në një nga kullat më luksoze të Tiranës, “Green Tower Forever”.

Ky aksion është pasuar nga një investigim disamujor i programit investigativ italian “Le Iene”, i cili ka zbuluar një rrjet të mirë-organizuar mashtrimesh nëpërmjet call center-ave dhe ka zbuluar prova të aktivitetit kriminal që arrin shifra të frikshme deri në 100 milionë euro.

Në postimin e saj, Kalaja thekson shqetësimet që lindin pas këtij operacioni, duke ngritur dyshime mbi transparencën dhe thellësinë e hetimeve. “Ky aksion, edhe pse është promovuar si një goditje ndaj krimit të organizuar, ka ngritur më shumë pyetje sesa ka dhënë përgjigje,” shkruan avokatja. “Po i hapen të gjithë kartat që lidhen me këtë rrjet mashtrimesh? A po bëhet SPAK dhe BKH të pavarura në hetimet e tyre, apo po mbulohen lidhje të padukshme që mund të tërheqin drejt niveleve të larta të pushtetit?”

LEXO EDHE: BKH mësyn në qëndrën tregtare në Tiranë, kontrolle në Call Center-in e një italiani, të pranishëm dhe ‘Le Iene’

Kalaja thekson gjithashtu rëndësinë e sekuestrimit të provave dhe shqetësimet që lidhen me mundësinë që krimi i organizuar mund të mbetet i padënuar.

Ajo kërkon transparencë të plotë dhe hetime të thelluara, duke theksuar se këto veprime nuk mund të jenë thjesht një operacion spektakolar për të fshehur pasojat më të rënda për qytetarët.

Shkrimi i plotë:

Ja ti përmbledhim pak faktet kokëforta......

1. Operacion i mbrëmshëm nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), është zhvilluar, në një nga kullat më luksoze të kryeqytetit "Green Tower Forever".

2. Ky operacioni është rezultat i një investigimi disamujor të programit investigativ italian “Le Iene”, i cili, para 10 ditësh, pasi ishte referuar fillimisht në autoritetet e antimafias italiane, është referuar në SPAK, kjo për shkak të kompetencës lëndore dhe territoriale, me të cilët ham takuar personalisht.

3. Investigimi i emisioninit "Le jene", është fokusuar në një rrjet të mirë organizuar mashtrimesh përmes call center, ku sipas informacioneve tejet të sigurta, për mbi tre muaj, mbi 15 persona u infiltruan në këtë organizatë kriminale.

4. Të infiltruarit nga “Le Iene”, arritën të zbërthejnë një skemë kriminale mashtrimi në shuma të mëdha, dhe sesi i gjithë ky aktivitet, kishte formën e një grupi të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale.

5. Pas verifikimeve dhe hetimeve të thelluara, fillimisht nga antimafia italiane e më pas nga SPAK dhe BKH, flitet se ky aktivitet është i bazuar në mashtrim në një shumë minimalisht 100 milionë euro.

6. Aksioni i mbrëmshëm, është koordinuar midis antimafias italiane dhe SPAK, drejtuar nga prokurori Z. Vladimir Mara, për shkak edhe të emêrimit të këtij të fundit para 2 javësh në krye të Seksionit kundër Krimitctë Organizuar dhe atij Kibernetik, më të cilin janë takuar edhe vetë gazetarët e emisionit investigativ "Le jene" të enjten e kaluar.

7. Shpejtësia e ndërhyrjes nga SPAK dhe BKH, për të cilët kam vlerësimin tim maksimal, lidhet me kërkesën imadiate të gazetarëve për sekuestrimin e provave në vendngjarje, pasi dyshohej se mund të shkatërroheshin serverat kryesorë (pasi të jepej emisioni "Le jene"), megjithëse, vetë gazatarët invesigativë, janë kujdesur që të grumbullojnë prova të mjaftueshme.

8. Gjatë kontrollit në zyrat e kompanisë janë sekuestruar miliona euro cash, si edhe dhjetëra kuleta kriptomonedhash, të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal të hetuar.

9. I pranishëm në këtë operacioni, ka qenë edhe drejtuesi i BKH-së, Z. Joni Keta.

10. Po e lë me kaq, për shkak të sekretit hetimor.

Shihemi në ditët në vijim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco