Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Shembet rruga Derjan-Macukull e inaguruar në maj 2025/ Vata: Mashtrim publik…u desh asfalt për foto

Shembet rruga Derjan-Macukull e inaguruar në maj 2025/ Vata: Mashtrim publik…u desh asfalt për foto

18:48, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e PD-së, Denisa Vata ka denoncuar shembjen e rrugës Derjan-Macukull, e inaguruar në 7 maj 2025, për efekt elektoral.

Në postimin e saj në Facebook, Vata ka shpërndarë pamjet e shembjes së rrugës, si dhe akuzon institucionet shtetërore se kanë financuar një projekt jashtë çdo standardi, ku supervizimi ka dështuar dhe institucionet që e financuan dhe e promovuan kanë mashtruar publikisht.

‘Qytetarët e Derjanit dhe Macukullit nuk u trajtuan si komunitet që ka nevojë për infrastrukturë funksionale, por si statistikë zgjedhore. U desh një asfalt sa për foto, jo një rrugë që të rezistojë në kohë’, shkruan Vata.

Postimi i plotë:

Rruga Derjan-Macukull sot

Projekti është hartuar nga INFRAKONSULT sh.p.k, është financuar nga Qeveria Shqiptare përmes Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe është reklamuar nga Bashkia Mat si “premtim i mbajtur”.

Qytetarët e Derjanit dhe Macukullit nuk u trajtuan si komunitet që ka nevojë për infrastrukturë funksionale, por si statistikë zgjedhore. U desh një asfalt sa për foto, jo një rrugë që të rezistojë në kohë.

Projekti është jashtë çdo standardi, supervizimi ka dështuar dhe institucionet që e financuan dhe e promovuan kanë mashtruar publikisht.

Sot, pyetja është vetëm kjo:

Çfarë do t’u thoni tani qytetarëve?

Kush mban përgjegjësi ligjore për miratimin, pranimin dhe pagesën e një projekti rrugor që rezulton jashtë standardeve teknike dhe i shkatërruar brenda pak muajsh nga përfundimi i punimeve?

(dhe mbi ç’bazë ligjore është certifikuar si i rregullt dhe i përfunduar ky investim)

A përbën financimi, inaugurimi dhe promovimi publik i një vepre infrastrukturore që nuk garanton funksionalitet minimal dhe që dështon menjëherë pas dorëzimit, elemente të shkeljes së detyrimeve ligjore për përdorimin e fondeve publike dhe mashtrimit të interesit publik?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco