Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Foltorja e PD/ Qytetari: Qeveria është në grahmat e fundit, vetëm bashkimi i opozitës e rrëzon regjimin

18:45, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetari Alfred Pëllumbi, duke folur nga foltorja e Partisë Demokratike, ka sulmuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si antisociale dhe përfaqësuese të një shteti të degraduar.

Ai deklaroi se qeveria ndodhet në fundin e saj politik dhe se, sipas tij, një “uragan konservator” do të çojë në rrëzimin e Ramës.

Pëllumbi bëri thirrje për bashkim të opozitës dhe mobilizim qytetar, duke theksuar se vetëm një front i përbashkët opozitar mund të sjellë ndryshimin dhe triumfin e Partisë Demokratike.

Alfred Pëllumbi: Antisocialist, por mbi të gjitha kundër shoqërisë hapur. Kjo është më e rrezikshmja dhe pikërisht kjo përfaqëson këtë shtet të degraduar. Qeveria është në garmat e fundit. Uragani konservator do të shkatërrojë Ramën ashtu siç shkatërroi Rama Duron. Përveç kësaj, asgjë nuk e ndal Partinë Demokratike prej triumfit, sepse Partia Demokratike ka bërë historinë më të shkëlqyer në Shqipëri. Futi Shqipërinë në NATO. Ndërtoi infrastrukturën moderne, krijoi shtetin ligjor dhe funksional, bëri shqiptarët për herë të parë me prona. Por edhe gabime ka pasur, se kush punon edhe gabon. Ne sot duhet të jemi të vendosur dhe të bashkohemi të gjithë në shesh. Kush është opozitar i vërtetë, vjen në shesh. T'i lëmë gjërat e vogla. Për Shqipërinë duhet të kapërcejmë çdo gjë, të bashkohemi si dikur Gjergj Kastrioti kundër xhonturqve për të shkatërruar këtë regjim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco