Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

‘Durana, parku virtual që grabit paranë publike’, Bozdo: Qeveria po u fal milionat miqve me një park inekzistent!

15:05, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tjetër aferë e dyshuar korruptive, e ngjashme me atë të inceneratorëve, është denoncuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo. Në qendër të akuzave është një park teknologjik virtual i quajtur "Durana", i cili, sipas deputetit, është një skemë e mirëorganizuar jo thjesht për korrupsion, por për "grabitjen e parave publike" dhe kapjen e shtetit.

I ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv nën moderimin e Arnold Kariqit, Bozdo shpjegoi se rreth 46 deri në 50 kompani janë regjistruar në këtë park inekzistent, duke përfituar lehtësi të mëdha fiskale përmes një legjislacioni të ndërtuar "ad-hoc" dhe "të qepur me porosi".

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për shfrytëzimin e një boshllëku ligjor, por për një projekt të qëllimshëm për t'i mundësuar një grupi të caktuar biznesesh shmangien e të gjitha detyrimeve fiskale. “Kjo është kapje e shtetit dhe grabitje e shtetit. Janë akte shumë herë më të rënda sesa korrupsioni më vete”, deklaroi Bozdo.

Deputeti demokrat bëri një paralele të drejtpërdrejtë me aferën e inceneratorëve, duke argumentuar se modeli është i njëjtë: krijimi i një kuadri ligjor specifik për t'i shërbyer interesave private në dëm të buxhetit të shtetit. Ai njoftoi se i është drejtuar me një letër zyrtare Ministrisë së Financave, duke kërkuar informacion të plotë për të gjitha kompanitë e regjistruara në këtë park, emrat e pronarëve dhe vlerën e përfitimeve financiare që kanë marrë.

Të themi thjesht aferë korruptive është pak, veçanërisht në këtë rast. Besoj që është një skemë shumë mirë e organizuar, jo thjesht e korrupsionit por e grabitjes së parave publike. Numri i kompanive të regjistruara në atë park, sipas të dhënave, lëkundet, lëviz diku nga 46 deri në 50 dhe këto kompani me sa duket janë të gjitha ëh, përfituesit e lehtësive të mëdha fiskale, ëh, të ndërtuara ad-hoc, pra nuk kemi të bëjmë këtu thjesht me një, ë, le të themi, ë, boshllëk ligjor që disa kompani kanë shfrytëzuar për të shmangur detyrimet fiskale. Boshllëqet ligjore shfrytëzohen le të themi në të gjithë botën. Por këtu kemi të bëjmë me një skemë të kapjes së shtetit dhe skema e kapjes së shtetit, si në rastin e inceneratorëve që ju përmendët, do të thotë një projekt i ndërtuar, i qepur si kostum me porosi, për t'i mundësuar kompanive, dhe sigurisht njerëzve kryesorë që qëndrojnë pas këtyre kompanive, për të shmangur të gjitha detyrimet e tyre fiskale, sepse në fakt po të vini re, sipas legjislacionit që e themelon këtë park teknologjik, përjashtimet nga detyrimet fiskale janë shumë të mëdha. Pra praktikisht aty nuk paguhet pothuajse zero.

 Ajo që e bën edhe më tronditëse do të thoja unë, është fakti që parku tashmë e kemi në letër, kompanitë operojnë në Tiranë, ndërsa lehtësitë fiskale me sa duket i kanë përfituar njësoj sikur të ishte parku në funksionim, sikur të kishim ndërtesa dhe të kishim vërtetë një infrastrukturë të zhvillimit teknologjik. E përbashkëta që lidh aferën e inceneratorit, e cila është një grabitje më vete, me aferën e parkut është pikërisht kjo. Një legjislacion, në rastin e inceneratorëve ishte kontrata e partneritetit publik-privat për ngritjen e tre inceneratorëve, në rastin e parkut është ligji i investitorëve strategjikë dhe VKM-ja që e themelon parkun, pra që e emëron parkun, kemi një legjislacion të qepur me porosi për të grabitur shtetin shqiptar. Dhe kjo është, domethënë është, të thuash korrupsion në këto raste nuk ke thënë, nuk ke thënë asgjë. Dhe këtu jam dakord me kryeministrin siç tha dhe sot, që kur thua korrupsion nuk ke thënë tëra. Jo, sepse korrupsioni është absolutisht tjetër gjë.

Kjo është kapje e shtetit dhe grabitje e shtetit. Është, janë, janë akte shumë herë më të rënda, shumë herë më fajësuese sesa korrupsioni më vete. Dhe dua të them dhe diçka tjetër këtu. Në cilësinë time si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por dhe si zëvendëskryetar i Komisionit të Ekonomisë, Punësimit dhe Financës, sot i jam drejtuar me një letër zyrtare Ministrit të Financës, duke i kërkuar informacion të plotë, në bazë të ligjit për statusin për deputetin, për të gjitha kompanitë që janë regjistruar në këtë park, të gjithë emrat e pronarëve përfitues dhe masa e përfitimeve si pasojë e lehtësive fiskale për çdo kompani për shkak të VKM-së që e ka ngritur këtë park.  Pasi të kemi këto të dhëna, pastaj do të kemi mundësi që të bëjmë një gjykim edhe më konciz se kush janë përfituesit fundorë dhe ku kanë vajtur paratë. Në fund të ditës, kjo na intereson të gjithëve. Të gjejmë se ku kanë vajtur paratë.

Në këtë rast është po qeveria shqiptare që qep një legjislacion të veçantë për t'i krijuar këtyre bizneseve mundësinë për të grabitur shqiptarët, buxhetin e shtetit, shtetin shqiptar, gjithçka. Ky është dallimi shumë i madh midis trajtimit të atyre që janë të njerkës, që janë shumica absolute sigurisht, dhe atyre që janë të nënës. Në fakt janë të Ramës, nuk janë as të nënës, janë të babait. Edhe si në rastin e inceneratorëve, ashtu edhe në këtë rast, ashtu edhe në sa e sa raste të tjera, trajtimi është absolutisht i, i kundërt. Ju përmendët familjet shqiptare, por unë them që janë diku te 15 apo 16 persona që kanë vrarë veten gjatë këtyre 12 viteve në Shqipëri, veçanërisht vitet e para të pushtetit të Ramës, sepse nuk mundeshin dot, për arsye të tmerrshme ekonomike, të pamundësisë së theksuara financiare, të paguanin faturat e energjisë që varionin nga 15 deri 20 apo 30 mijë lekë të vjetra. Ja ku jemi sot se si e njëjta qeveri që flet në emër të ligjit dhe në emër të Shqipërisë Europë dhe vizionit Shqipëri-Europë, qep një legjislacion të plotë, të tërë, të pastër, vetëm e vetëm që t'i mundësojë 50 kompanive, e jam shumë i sigurt që brenda 50 kompanive do jenë vetëm disa emra, por do t'i shkojmë deri në fund kësaj çështje dhe emra të lidhur me kryeministrin sigurisht, se nuk kanë emra... për t'u mundësuar pastaj shmangien fiskale që arrin me dhjetëra e me qindra milionë euro. Ky është realiteti dramatik shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco