Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Hetimet politike për dosjen ‘Partizani’, Malltezi: Prokuroria fillimisht gjeti autorin pastaj provat...

13:42, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jamarbër Malltezi, , ka lëshuar akuza të forta ndaj prokurorisë pas seancës gjyqësore për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Në një prononcim për mediat, ai deklaroi se i gjithë procesi është një përndjekje e mirëfilltë politike, ku autori është përcaktuar paraprakisht dhe provat janë sajuar më pas.

Sipas Malltezit, seanca e radhës duhet të quhet “Fajin e ka Saliu”, duke ironizuar qasjen e organit të akuzës. Ai shpjegoi se ligji kërkon që fillimisht të konstatohet fakti dhe vepra penale, e më pas të identifikohet autori, ndërkohë që në këtë rast, sipas tij, ka ndodhur e kundërta. "Në këtë rastin konkret, prokurorët e nënshtruar politikisht, fillimisht kanë identifikuar autorin, pra fajin e ka Saliu, pastaj kanë zgjatur katër vjet hetime që të përpiqeshin të sajonin," u shpreh ai.

Duke e cilësuar procesin si një mungesë totale provash dhe faktesh, Malltezi theksoi se prokuroria tashmë po operon me "pretendime dhe perceptime". Ai e krahasoi këtë metodologji me praktikat e drejtësisë në "demokracitë popullore të lindjes", ku fillimisht targetohej armiku dhe më pas sajoheshin provat gjatë rrugës. "Nuk ka ndjekje penale, kemi përndjekje politike," pohoi ai.

Sipas Malltezit prokurorët kanë minuar demokracinë përmes mashtrimeve dhe falsifikimeve. Ai përmendi si "të paimagjinueshme" faktin që një prokuror mund të falsifikojë përmbajtjen e një Vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM), duke lënë të kuptohet se një gjë e tillë ka ndodhur gjatë hetimeve.

Jamarbër Malltezi: Një prezantim të mbrojtjes, parashtresa paraprake. Jemi në seancën e radhës, “fajin e ka Saliu”. Ligji kërkon që të kesh njëherë faktin, pastaj në bazë të faktit të shikohet fakti, a ka vepër penale apo jo dhe pastaj shikohet te autori.

Në këtë rastin konkret, është shumë e bukur sepse prokurorët e nënshtruar politikisht, fillimisht kemi identifikuar autorin. Pra “fajin e ka Saliu”, pastaj kanë zgjatur katër vjet hetime që të përpiqeshin të sajonin dhe në mungesë të provave apo të fakteve, tani ecin me pretendime apo perceptime që duhet të jetë e tillë se Berisha e kishte pushtet. Pra targetohet njëherë armiku, pastaj provat sajohen rrugës, siç ndodh rëndom në drejtësinë e demokracive popullore të lindjes. Pra, nuk ka ndjekje penale, kemi përndjekje politike, po kjo nuk është gjë, nuk është gjë e rëndë, nuk është gjë e re le të themi, është e rëndë për shtetin ligjor, por nuk është gjë e re. Për këto prokurorë të nënshtruar politikisht, të cilët kanë minuar keq demokracinë. Sepse me mashtrimet e tyre, me fallsifikimet që kanë ndodhur, është e paimagjinueshme se si një prokuror mund të fallsifikojë dhe përmbajtjen e një VKM-je. Dhe doli në seancë që prokurorët kanë mashtruar...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco