Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Seanca për dosjen ‘Partizani’, avokatja Gjyzari: Nuk ka vepër penale...

Seanca për dosjen ‘Partizani’, avokatja Gjyzari: Nuk ka vepër penale...

12:17, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në GJKKO po zhvillohet seanca për të ashtuquajturën dosja “Partizani”.

Klodiana Gjyzari, avokate e kreut të PD Sali Berisha tha se baza ligjore mbi të cilën është ngritur akuza, në vlerësimin tonë prokuroria nuk e ka kompetencën për analizimin e kësaj baze.

Klodiana Gjyzari, avokate e kreut të PD Sali Berisha: Baza ligjore mbi të cilën është ngritur akuza, në vlerësimin tonë prokuroria nuk e ka kompetencëm për analizimin e kësaj baze pasi ka qenë kompetencë analize e brendshme, pjesë e sistemit juridik të brendshëm që bëhet nga kushtetuesja mbi një ankim të mundshëm. I përket planit politik që është votuar nga zgjedhësit.

Të na thuhet cili veprim konkret i zotit Berishës ka shkelje, organi i akuzës nuk ka dhënë asnjë sqarim. Mungon vepra penale. Është detyrë e prokurorisë të paraqes prova. Nuk e ka përmbushur detyrimin e saj objektive dhe subjektive për të paraqitur se cilat janë shkeljet.

Nga sa e ka ngritur akuzën prokuroria së pari ka gjetur fajtorin, më pas faktin penal. Por ndërkohë procedura ligjore parashikon që fakti të çon tek autori. Si u ushtrua ky pushtet që kishte Berisha? Veprimet që ka kryer për t’iu përgjigjur kërkesave të Bektashit, ose detyrave që sipas prokurorisë Bektashi i paska caktuar Berishës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco