SYRI TV/ SPAK sërish në aksion për Belinda Ballukun, rikthen kontrollet dhe sekuestrot

14:11, 09/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kur kanë mbetur edhe 13 ditë nga vendimi përfundimtar i Kushtetueses për Belinda Ballukun, SPAK nuk i ndal veprimet lidhur me hetimet ndaj saj. Burime i konfirmuan Syri Televizion se edhe këtë të premte, ka patur një mori subjektesh, biznesesh e zyrash shtetërore që janë kontrolluar dhe sekuestruar sende me vlerë për hetimin.

SYRI TV

Prokuroria e Posaçme ka vijuar edhe këtë të premte me kontrollet dhe sekuestrot e sendeve materiale në kuadër të hetimeve për numrin dy të qeverisë Belinda Balluku. Burime i thanë Syri Televizion se janë kontrolluar një sërë subjektesh përfshirë biznese e zyra shtetërore, e ku janë sekuestruar nga Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit edhe sende me vlerë, përfshirë dokumentacion e pajisje. Në fokus të veprimeve kanë qenë subjekte të lidhura me procedurat e tenderimeve të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës, por burimi mbetet i rezervuar të ndalet në emra zyrtarësh apo biznesmenësh që kanë qenë subjekte të kontrolleve dhe sekuestrove.

Belinda Balluku është nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera, për aferën 190 milion euroshe për tunelin e Llogarasë dhe nën hetim për të paktën 8 procedura në ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Ndaj saj GJKKO ka vendosur pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit, por Gjykata Kushtetuese e pezulloi masën e parë, derisa të shprehet përfundimisht më 22 janar. Ndërkohë apeli la në fuqi bllokimin e pasaportës por nuk shqyrtoi pjesën e pezullimit, përderisa Kushtetuesja nuk është shprehur ende, SPAK iu drejtuar Kuvendit të Republikës me kërkesën që ti hapë rrugë arrestimit të numrit dy të qeverisë shqiptare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco