Protestat/ Meta: Kauzat i kam mbrojtur që në 2008. Mbështes kufizimin e mandatit të Kryeministrit në 2 mandate

Protestat/ Meta: Kauzat i kam mbrojtur që në 2008. Mbështes kufizimin e mandatit të Kryeministrit në 2 mandate

14:32, 26/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se kauzat e ngritura nga protestuesit i ka mbështetur prej vitesh, duke kujtuar kundërshtimin e tij ndaj ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe qëndrimet e mbajtura gjatë mandatit si President i Republikës.

Në një intervistë për Syri.net, Meta shprehu mbështetjen për kufizimin kushtetues të mandateve të Kryeministrit në dy, duke argumentuar se ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe forcimi i parlamentarizmit janë të domosdoshme për rikthimin e balancës së pushteteve.

Intervistë ekskluzive e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta dhënë për portalin Syri.net:

Pyetje: Ju nuk jeni shprehur personalisht  për protestën. Cili është qëndrimi i juaj?

Meta: Lidhur me kauzat kryesore të protestës jam shprehur prej kohësh. Që në vitin 2008 kam qenë kundër ndryshimeve të nxituara kushtetuese që prishën themelet e asaj Kushtetute  të mrekullueshme që bëmë në vitin 1999 me referendum popullor pasi kishim dalë nga humnera e vitit 1997.

Madje bëmë edhe grevë urie në Kuvend për parandalimin e e këtyre ndryshimeve kushtetuese shumë të rrezikshme dhe paralajmëruam pasojat afatgjata, si shkatërrimtare për parlamentarizmin, kontrollin dhe balancën e pushteteve, si edhe rrëshqitjen drejt partitokracisë, e e cila ka instaluar një diktaturë de facto shtypëse, përjashtësue dhe shpopulluese për popullin shqiptar.

Po kështu në 2 Mars 2020, si President i Republikës, kam thirrur një miting historik  për të denoncuar  komplotin e rëndë antikushtetues të Ramës  bashkë me McGonigalët  për kapjen totale të drejtësisë.

Nëse unë do kisha pranuar kërcënimet e McGonigalëve dhe “ekspertëve” të tyre që kurrë nuk i bënë transparente pagat që morën për të certifikuar paligjshmëritë e Edi Ramës, sot Znj. Marsida Xhaferllari, nuk do ishte anëtare e Gjykatës Kushtetuese, por në vendin e saj do ishte ajo që u betua te noterja te Lana.

Por unë nuk mund të isha një President kukull që të shkelja Kushtetutën.

Përkundrazi, e denoncova me forcë këtë maskaradë dhe Komisioni i Venecias më dha plotësisht të drejtë mua dhe tregoi se kush ishte falsifikatori.

Çuditërisht, fallsifikatori  në vend të hetohej dhe dënohej  për shkeljet e rënda të Kushtetutës e ligjit, u dekorua nga Z. Blinken në prag të zgjedhjeve të 2021. Pra mesazhi i sorosistëve ishte i qartë: Drejtësia e pavarur ishte vetëm një lojë për t’ia dhënë të gjitha pushtetet Edi Ramës.

Ndaj jemi në këtë situatë kaq të rëndë sot.

Si shpjegohet që edhe pse këto javë janë goditur 2-3 grupe  të rëndësishme në fushën e trafikut të drogës  e pastrimit të parave , kursi i euros vazhdon pikiatën?

Mbështetja që lideri i Partisë Demokratike dhe opozitës, Prof.Dr Sali Berisha i dha kërkesës  për kufizimin kushtetues të mandateve  të një Kryeministri  deri në 2, siç veproi edhe Hungaria, tregon se problemi ka vetëm një emër, atë të Edi Ramës.

Ndërsa sistemi e nis ndryshimin domosdoshmërisht vetëm me një Kod të ri të Zgjedhor ku janë qytetarët që zgjedhin deputetin dhe jo kryetarët e partive.

Vetëm kështu garantohen themelet e Republikës parlamentare dhe neni 2 i Kushtetutës që sovraniteti i përket popullit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco